Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Alibeaj: Prokuroria e bindur, Saimir Tahiri do të ndikojë tek dëshmitarët

Alibeaj: Prokuroria e bindur, Saimir Tahiri do të ndikojë tek dëshmitarët

20:16, 21/10/2017
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është shprehur mbrëmjen e sotme se ekziston rreziku që Saimir Tahiri të ndikojë tek dëshmitarët që ka prokuroria.

Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja që prokuroria kërkoi arrestimin e tij e jo hetimin, siç propozojnë deputetët e mazhorancë.

Për deputetin Alibeaj, ‘prokuroria është e bindur në provat e veta, se Saimir Tahiri është i përfshirë në trafik’.

‘Nëse Tahiri do të ishte një qytetar i thjeshtë, atëherë prokuroria do ta kishte dërguar para gjykatës’, u shpreh deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në studion e AbcNews.

Sipas Alibeaj, ‘Saimir Tahiri mund të ndikojë tek dëshmitarët e prokurorisë kundër tij, prandaj u kërkua arrestimi i tij’. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco