‘Saje qorri nuk më njeh mua se njeh vetëm eurot’-Iriqi bisedon me Moisi Habilaj

‘Saje qorri nuk më njeh mua se njeh vetëm eurot’-Iriqi bisedon me Moisi Habilaj

19:31, 21/10/2017
A+ Aa A-

Iriqi: - Si je, zoti Habilaj?

Habilaj: - Si muti në shi.

Iriqi: - Pse.

Habilaj: - Po ja, ai Qorri na la rrugëve. Kemi kaq vjet që punojmë për të dhe tani bën sikur nuk na njeh.

Iriqi: - Punoni për të ?

Habilaj: - Po. Se njerëzit pandehin se ne jemi të pasur. Po veç rrogë na jepte Saje Qorri. Të tjerat vinin i merrnin nga Tirana. Nuk dimë kush, nuk merrnim vesh gjë se ishin me maska.

Iriqi: - Në se të afron garanci Italia mund të flasësh?

Habilaj: - Po çfarë të flas, gjërat dihen. Ne merrnim rrogë, Tahiri rrogë, shefi të gjitha.

Iriqi: - Po cili është shefi.

Habilaj: - Ta them atje poshtë ferrës. Se nga që u dogja prej çimkës nuk ma mban të flas. Është i gjatë, me atlete ndonjëherë, fushatën e bëri me poture, ndodh që i bije dajres, kush është. Ja, pra që kemi hall të madh. Se ai ka aq shumë para sa mund të blejë dhe Amerikën.

Iriqi: - Po trego këto dhe shpëton e Sajen.

Habilaj: - Unë tregoj, por Saja nuk na le. Se i ka ca incizime Ramës dhe e ka kap për koqesh. Ndaj më mirë kështu, thotë. E ka Ramën peng. Ja, pardje Edi e quajti dru të shtrembër. Sot burrë fisnik e politikan të pastër. Pse ndryshoi? Se ia çoji me sms zanore gjëmën.

Iriqi: - Po në se ia heqin imunitetin?

Habilaj: - Do ia bëjnë gjyqin për një javë dhe hop jashtë i pafajshëm.

Iriqi: - Po halli yt si do shkojë?

Habilaj: - Eh, do ma gjejnë një zgjidhje. Ose do paguajnë e dal, ose do paguajnë dikë e helm në ujë a ushqim. Por kushëriri...

Iriqi: - Ai thotë se ju ka kushëri të dhjetë.

Habilaj: - Hahaha, kështu ndodh në epokën e internetit. Harron kushëririn e parë dhe njeh të dhjetin. Pyet pak të atin se çfarë kushërinjsh jemi. Ose nënën.

Iriqi: - Vërtet i bletë byzylyk 9.000 euro.

Habilaj: - Vërtet, por e hëngrëm. Merreni, na tha e sot akoma nuk na ka paguar.

Iriqi: - Thuhet se keni shumë prona në Vlorë. Vërtet.

Habilaj: - Kemi Nikon.

Iriqi: - Hë?

Habilaj: - Kemi leshin d.m.th. Emrin e kemi ngado, por më pas me prokurë i ka ai, pastaj ai me prokurë i ka të Ramës. E sheh që gjithçka përfundon dy metro lart.

Iriqi: - Shumë përgjime ju ndodhën. Hiç nuk menduat për këtë?

Habilaj: - Ia thamë një herë Sajes, por na siguroi se asgjë nuk do na ndodhë. Edhe po ju përgjuan, mos e plasni bythën. Se unë i përgjoj të gjithë. Çimka Edit, Metës, Ruçit, Taulantit.

Iriqi: - Taulantit?

Habilaj: - Po,po. E kam dëgjuar dhe unë kur i thotë një kurve: Hajde, mbaruam punë tani, më jep lekët. Hahaha, kaq të pangopur janë. Ka video dhe për ambasadorët. I madh kushoja.

iriqi: - Atëherë po u bëka kryeministër Tahiri.

Habilaj: - Ca vite më vonë. Se e pengon Lali Eri.

Iriqi: -Po atë nuk e ka përgjuar?

Habilaj: - I ka ca video për të, por ndërkohë dhe Lali nuk ndenji duarkryq. E incizoi dhe ai. Ndaj armëpushim hë për hë. Se këta nuk mendojnë qeverisjen. Mendojnë si të ashtusin njëri-tjetrin. E më pas si të ashtusin popullin.

Iriqi: - Mbase të sjellin në atdhe për dënimin.

Habilaj: - Jo, jo, në asnjë mënyrë. Më mirë bëj dhjetë vite në Itali se dy ditë në Shqipëri.

Iriqi: - Pse?

Habilaj: - Më ka treguar një ditë Saimiri për burgjet tona.

Iriqi: - Çfarë?

Habillaj: - Kishin kërkuar ca kineastë holandezë të bënin një film me tortura naziste. I keni burgjet si kampet e përqendrimit të Hitlerit, thanë. Njësoj siç kemi parë në dokumentarët e luftës. Qysh atëherë na porosiste: Mbajeni mend, po u burgosët jashtë mos kërkoni të vini këtej!

Iriqi: - Tani mbase i provon vetë. Si do ia bëjë?

Habilaj: - Ai më ndryshe. Nuk e ndjen.

Iriqi: - Pse?

Habilaj: - Ka Shullazin brenda, ka lehtësira. Por ti je Iriq, nuk i kupton ca gjëra. Tung!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco