Kryemadhi: Rama mbrojti Tahirin, nga frika se dalin në dritë skandale më të mëdha siç janë ...

Kryemadhi: Rama mbrojti Tahirin, nga frika se dalin në dritë skandale më të mëdha siç janë ...

19:04, 21/10/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka cilësuar një ngjare shumë të rëndë dhe rënie të parlamentarizmit, vendimin e sotëm të socialistëve për të mos lejuar heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik droge.

Në një konferencë për mediat, kryemadhi theksoi se sit mazhoranca votoi pro narkoqeverisjes dhe se Edi Rama sot ju përul frikës së tij më të madhe.

Sipas kryetares së LSI, pas zbardhjes së çështjes Tahiri do të dalin në skenë skandale dhe implikime me kriminelët edhe më të mëdha, siç janë at5o të përfshirjes së vetë kryeministrit Edi Rama dhe familjarëve të tij.

‘Sot mazhoranca votoi pro narkoqeverisjes. Për herë të parë pengohet prokuroria të bëjë punën e saj për të zbardhur në ngjarje kriminale. Narkoqeverisja, nuk ka hezituar të arrestojë qytetarët shqiptarë, tashmë bëhet bllok për të penguar prokurorinë. Rama ka dy standarde, 1 drejtësi për të tijët dhe 1 drejtësi për qytetarët. Pa u bërë vetingu në politikë nuk mund të ketë drejtësi për qytetarët. Rama tregoi se është peng i krimit dhe i bandave. Rama i bëri shërbim frikës së tij të madhe, pasi zbardhja e kësaj çështjeje do të nxjerrë në dritë implikimin e Ramës dhe të të afërmve të tij. Parlamentarizmi mori fund, demokracia më e rrezikuar se kurrë ndonjëherë, janë vendosur nën thundrrësn e mafies në p-ushtet. Nuk ka shqiptar të nbesojë dënglat e tij për reformën në drejtësi’, deklaroi kryemadhi.

LSi gjithmonë ka qenë e palëkundur për sa i përket imunitetit ntë deputetit. Ajo ka qeë në 2009, që deputetët të mos kenë më imunitet.

Të gjithë së bashku me qytetarët për të shpëtuar nga narkotrafikantët dhe markoqeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elvi21/10/2017 22:24

Prap qorr ngelet edhe 100 mije eu ti blej

selim rroshi21/10/2017 19:57

Me kte qe bejne depuleshet socialiste kryejne dhe ata veper penale jo nje po disa. E para kryejne pengimin e organeve te pavaruara te shtetit me vullnet per ti mos lejuar te kryejne punen e tyre. E dyta jane bashkpuntore ne krim ngaqe bejne fshehjen e qellimshme te te pandehurit dmth ndikojne ne fshehjen e krimit. E treta bejne shperdorim detyre dhe shkelje te besimit te votuesit. Me kaq vepra penale cucet behen te gjithe bibilusha dhe ta kene parasysh se dhe koha per ta do te vije.

Shto koment

Denonco