Mbrojtja e Tahirit/ Socialistët e pranojnë: Sigurisht që do të dilnim me dy raporte

Mbrojtja e Tahirit/ Socialistët e pranojnë: Sigurisht që do të dilnim me dy raporte

18:13, 21/10/2017
A+ Aa A-

‘Ishte e natyrshme që do kishte dy qëndrime’, kështu deklaroi deputeti socialist, Ulsi Manja, menjëherë pasi doli nga salla ku ishte mbledhur këshilli i Mandateve, për të diskutuar raportin përfundimtar të çështjes Tahiri.

Sipas manjës socialistët janë të interesuar vetëm për të zbardhur të vërtetën.

‘Ishte e natyrshme që do kishte dy qëndrime ne si shumicë kërkojmë të vërtetën dhe të vërtetën e kërkojmë nga drejtësia dhe jo nga opozita.

Ne e pranuam kërkesën e Prokurorisë për autorizimin e kontrollit persona dhe të banesës.

Sa i përket arrestimit ne si shumicë çmojmë se nuk është e bazuar në prova.

Prokuroria shqiptare është e lirë që të vijojë hetimet, pavarësisht se këto hetime ka 72 orë që kanë nisur.

Edhe deputeti tha që jam në dispozicion në prokurorisë dhe nuk ka ndërmend që të largohet’, deklaroi Manja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salvo21/10/2017 18:51

E verteta ne kete cast, eshte vetem nje: kur s'ke turp, mund te besh c'te duash. Te gjithe te tjerat jane rrjedhoje e kesaj.

Shto koment

Denonco