Vendimi për Tahirin? Naço: Ja si votuan anëtarët e komisionit

Vendimi për Tahirin? Naço: Ja si votuan anëtarët e komisionit

17:58, 21/10/2017
A+ Aa A-

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të këshillit të mandateve, ka folur për mediat deputeti i LSI-së, Nasip Naço.

Ai tha për gazetarët se ditën e mërkurë do të shkojnë në Kuvend dy raporte, ku varianti i parë është ai i socialistëve të cilët kërkojnë vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës së Saimir Tahirit, por jo për arrestimin, ndërsa raporti i dytë është ai i opozitës, e cila i qëndron propozimit të bërë nga prokuroria e krimeve të rënda

‘Në përfundim të këshillit për mandatet për imunitetet hodhi në votim dhe varianti i parë u aprovua nga 5 deputetë, ndërsa socialistët votuan vetëm për kontroll personal dhe banese jo për arrestimin.

Do jetë kuvendi ai që do vendosi me votë, shpresojë që deri në ditën e mërkurë gjërat të ndryshojnë’, tha Naço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani21/10/2017 21:30

Une mendoj se zoti Tahiri eshte i pafajshem deri sa gjykata te provoje te kunderten. Vetem ajo dhe vetem ajo ne sallen e gjyqit (jo ne kafene) merr vendim pas hetimit te ceshtjes. Te gjithe ata qe derdellisin lart e poshte pro apo kundra nuk bejne gje tjeter vec baltosin veten dhe drejtesine Shqiptare me qellim apo jo nuk luan kurrfare roli. Me sa kam kuptuar nga artikujt e gazetave edhe zoti Tahiri eshte per hetimin e plote te ceshtjes deri ne fund e bile premton se ka shume me teper per te treguar, gjera qe si di akoma kush. E pra kush po mundohet kaq shume ti deklasoje apo pengoje deshmite e tij. Drejtesia eshte Stylla e trete e pushtetit te Republikes Shqiptare, eshte nje Institution i pavarur nga politika (Pozite apo Opozite). Pengimi i saj ne kryerjen e detyres se saj kushtetuese perben shkelje flagrante te ligjit dhe eshte e denueshme ligjerisht si cdo lloj tjeter krimi i paramenduar. Te gjithe ata qe do te tentojne te pengojne punen e drejtesise te pergjigjen para ligjit pa marre parasysh kush jane privat apo ne detyre, politikane apo profete etj., etj.,. Nuk e kuptoj vertete kete gallate tarallake. Perpiqet dikush te behet i mencur duke luajtur budallain ???.

labi21/10/2017 18:28

socialist baraz me sicilist

Shto koment

Denonco