VIDEO/ Skandal në Ministrinë e Brendshme, kapet zyrtari duke përgjuar me telefon. Ja emri

VIDEO/ Skandal në Ministrinë e Brendshme, kapet zyrtari duke përgjuar me telefon. Ja emri

15:58, 21/10/2017
A+ Aa A-

Dyshime përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme.

Mësohet se një zyrtar i lartë ka përgjuar mbledhjet që bëheshin brenda Ministrisë. Ndërkohë zyrtari është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës. 

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por sipas burimeve të TCH nga Prokuroria, bëhet fjalë për drejtorin e Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Ky i fundit gjatë një mbledhjeje në fillim të tetorit, ku të pranishëm kanë qenë edhe drejtorë të tjerë dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë, ka incizuar fshehurazi me aparatin e tij celular diskutimet në mbledhje.

Pasi është pikasur, është lajmëruar policia e Tiranës dhe sektori për krimet kompjuterike, që në cilësinë e provës materiale ka bllokuar celularin dhe kompjuterin e tij të punës.  

Ndërkohë, dyshohet se ky nuk është rasti i vetëm kur Gjylameti ka tentuar të përgjojë në këtë ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lali21/10/2017 16:46

Po ai drejtori i termeteve te parashikuara si "vostro-adamus" i Famshi dhe i paarritshmi Shke-rdh-eqesia e tij Premci ku vajti, apo e ka zene ndonje termet perfund. Aman me ndriconi si "saje llampa" se nuk po kuptoj me c behet ....

EC21/10/2017 16:27

Shokët e Partisë e kanë sëmundje këtë punë që nga koha e Kadriut dhe e çietinçive që u pati sjellë Çu En Laji si dhuratë nga vëllezërit kinezë. S'e mbani mend shoku Dritan, që gjersa iku, vinte gjithandej sahatin me kamera e regjistronte ç'i shkelte në shtëpi? Sa të ketë racë socialisti në këtë vend, nuk do të ndalen ndonjëherë përgjimet. Do të përgjohet armiku i jashtëm dhe armiku i brendshëm, po do të përgjohen edhe miqtë e shokët, se ku i dihet, ja u shkel këmba në dërrasë të kalbur dhe na tradhtojnë interesat e larta të Partisë e të pushtetit të rilindur popullor!

Alb021/10/2017 16:07

Thirje opozites per braktiseje te parlamentit te hashashit dhe ne menyre urgjente te beje konference per shtyp ku te ftohen te gjithe ambasadoret dhe te shpaloset agenda e opozites per krijimin e qeverise teknike dhe zgjedhje te parakohshme . Rilindja e hashashit ka ra me akuzat e pertej detit duket se rilindja organaizoi rrjetin e droges me te rrezikshem ne Europe . Opozita e bashkuar zere vendin qe ju ka dhene vota e lire e qytetareve te varfer po te ndershem.

Shto koment

Denonco