VIDEO/ Prokurori-Tahirit: Trafikantët të përmendin vetëm ty e asnjë deputet tjetër???

VIDEO/ Prokurori-Tahirit: Trafikantët të përmendin vetëm ty e asnjë deputet tjetër???

12:19, 21/10/2017
A+ Aa A-

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka mbajtur një fjalë të fundit në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili do të dalë me një përfundim.

Duke folur në këtë këshill, Hajdarmataj fillimisht u shpreh se ‘nuk do donte që as ai e as kolegët e tij të mos ishin të pranishëm gjatë diskutimeve politike’.

Më pas kryeprokurori Besim Hajdarmataj u shpreh se ‘pret që provat sekrete që u treguan deputetëve të mos përfundojnë në media’.

  

Fjala e kryeprokurorit Besim Hajdarmataj:

Do të preferoja që as unë as kolegët e mi, të mos ishin pjesë këtij diskutimi që u bë më parë. Ne kemi ardhur në këtë sallë për të paraqitur, provat, rrethanat për të cilat ne kemi mbledhur.

Ne kemi paraqitur të gjitha provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sot e gjithë pjesë e mbrojtjes së fjalës së deputetit Saimir Tahiri ta përfshijë në politikë.

Këtu flitet për dhunë politike e mediatike.

Ne kemi ardhur këtu me sjellje shumë etike e morale, për të marrë një autorizim të caktuar.

Tek provat, janë bisedat e dy njerëzve që nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi, që janë bërë në qetësinë e tyre, automjetin e tyre, që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin e Brendshëm.

Ata kanë përmendur momente kur ata kanë blerë dhurata. Disa biseda janë bërë publike e disa nuk janë bërë publike, e shpresoj të mos bëhen publike.

Aty flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët.

Nuk do të na pëlqente asnjëri të ishim këtu, në momentin kur diskutohej për pjesën politike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco