Mbledhja e Këshillit të Rregullores, Saimir Tahiri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Mbledhja e Këshillit të Rregullores, Saimir Tahiri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

10:04, 21/10/2017
A+ Aa A-

Deputeti socialist Saimir Tahiri sapo ka hyrë në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Rregullores për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij, kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Tahiri ka kaluar në mes të mbështetësve të tij, mbledhur para Kryesisë, sikurse edhe një ditë më parë, në foton më sipër.

Këshilli sot do të dëgjojë parashtrimet e avokatit të Tahirit, z. Artan Hajdari.

Pas diskutimeve të deputetëve dje mbi këtë kërkesë, Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi vendosi të shtyjë mbledhjen  e Këshillit për sot, datë 21 tetor 2017, ora 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco