VIDEO/ Shkon në Prokurori dosja për bllokimin e pasurive të Habilajve, Shehaj: Vijon operacioni

VIDEO/ Shkon në Prokurori dosja për bllokimin e pasurive të Habilajve, Shehaj: Vijon operacioni

09:17, 21/10/2017
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori, materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale".  Kreu i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj, ka dhënë një deklaratë sot për mediat sot ku tha:

Në vijim të Mega - Operacionit "Banda e Babicës", të zhvilluar nga Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe mbështetjen e Repartit Delta Forcë, ku u sekuestrua 4 ton Cannabis Sativa, armë gjahu, municion luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy shtetas, ju informojmë se Operacioni për identifikimin dhe kapjen e pjestarëve të bandës së Babicës, gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që mund të jetë fshehur nga kjo bandë është në vijim.

Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur.

Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin easeteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal "Pastrimi i produkteve të veprës penale", për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.

Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin ellogarive bankare të këtij grupi kriminal.

Në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij grupi theksojmë edhe njëherë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datën 30 Prill 2017 ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet proceduriale për grupin kriminal të njohur si "Habilaj", pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjithashtu, gjatë natës në vijim të operacionit dhe kontrolleve të ushtruara nga policia lokale Vlorë dhe FNSH Fier:

- U kap një person në kërkim ndërkombëtarë, konkretisht shtetasi Fredi Hoxhaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

- Si dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet enatës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm - Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, pasi ju gjetë me vete një armë e ftohtë, thikë.

Gjej rastin që në emër të Policisë së Shtetit të ftoj çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco