Rama i tmerruar nga dosja 'Tahiri', Mëhilli sqaron 'lidhjet' e ish-kryeministrit me prokurorët

Rama i tmerruar nga dosja 'Tahiri', Mëhilli sqaron 'lidhjet' e ish-kryeministrit me prokurorët

22:39, 20/10/2017
A+ Aa A-

Që prej mëngjesit të sotëm mediat e kontrolluara nga pushteti i Edi Ramës, kanë nisur të shkruajnë për lidhjet e prokurorëve të çështjes 'Tahiri' me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

Për këtë çështje, mbrëmjen e sotme ka reaguar zëdhënësja  e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli e cila me një njoftim të shkurtër sqaron të vërtetën në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar ditën e sotme.

Deklarata e zëdhënëses së ish-kryeministrit Berisha:

Sot, mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë shpërndarë një trillim banal të tij, i cili në një panik të papërmbajtur ka gjetur si mburojë për Sajmir Tahirin një shpifje dhe trillim bajat, sipas të cilit prokurorët e çështjes “Tahiri” janë kusherinj të ish- kryeministrit Sali Berisha dhe djalit të tij, Shkëlzen Berisha.

Lidhur me sa më sipër, i sqaroj opinionit publik me përgjegjësi të plotëe se nuk ekziston asnjë lidhje farefisnore apo e çdo lloji tjetër midis ish-kryeministrit Berisha dhe djalit të tij dhe prokurorëve të çështjes së Sajmir Tahirit. 

Por ky trillim dëshmon qartë dhe një herë tmerrin që ka kapur kupolën e narko-shtetit në Shqipëri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco