Manjani: Boooo çfarë deputetësh. Nuk jeni gjykatës, doni apo jo ta ...

Manjani: Boooo çfarë deputetësh. Nuk jeni gjykatës, doni apo jo ta ...

16:47, 20/10/2017
A+ Aa A-

Pasi të mbarojmë neve si këshill, nuk kanë punë prokurorët, ne jemi të detyruar në seancën më të parë e vendosim pikë të parë të rendit të ditës.

Ndërkohë që vijon mbledhja e këshillit të Rregullores, për shqyrtimin e kërkesë së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Ylli Manjani shkruan se kjo seancë nuk është gjyq, por thjeshtë një moment kur deputetët duhet të vendosin nëse duan ti hapin ose jo rrugë drejtësisë.

Ja postimi i Manjanit:

Booooo çfarë deputetësh!

Uaaaa çfarë përfaqësuesish ka ky popull!

Kur ju thamë të ndalojmë arrestimet me dyshim të arsyeshëm, na thanë (po keta deputetë që janë aty) se nuk ndryshojmë praktikën!

Tani që ju duhet të dorëzojnë shokun dhe të mbojnë veten, kerkojnë prova!!

Sa njerëz arrestohen sot nga gjykatat me Dyshim të arsyeshëm?! Pse nuk i mbroni edhe ata sic mbroni sot veten?!

Kulmi!

O deputetë! Nuk jeni as gjykatës e as Prokurorë! Nuk jeni as në proces hetimor parlamentar!

Keni vetëm një detyrë: doni të lejoni prokurorinë të arrestojë deputetin apo jo?! Kaq!

Pastaj ka prova ska prova e vlerëson gjykata, jo Ju!

Doni ta lini drejtësinë të luftojë krimin apo jo?! Te tjerat janë llogje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jeto20/10/2017 17:06

Ore nuk mund te kete prova prokuroria sepse ai tipi eshte me imunitet dhe nuk i lejohet prokurorise te mbledhe prova. Ne baze te indicjeve po mund te kerkoje fillimin e hetimeve. Kete e di edhe bufi.

Shto koment

Denonco