FOTO/ Rama del hapur pro Tahirit: Ikni mor syleshë e veshëgjatë, s’ka asnjë provë. ZERO prova!

FOTO/ Rama del hapur pro Tahirit: Ikni mor syleshë e veshëgjatë, s’ka asnjë provë. ZERO prova!

15:56, 20/10/2017
A+ Aa A-

Menjëherë pas komenteve të kryeministrit, Edi Rama, për mbledhjen e këshillit të mandateve, kanë reaguar qytetarët. Përmes komenteve në Facebook, qytetarët i kërkojnë Ramës që të mos e mbrojë më Tahirn, por të lënë të zbardhet e vërteta dhe të triumfojë drejtësia.

Ndërkohë që nga ana tjetër Rama si gjithmonë ka repllikuar me qytetarët.

Ja komenti i Ramës:

“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”, shkruan Rama.

Replikat me qytetarët:

Qytetari: O zoti kryeminister fut ne burg cka esht per te futur…voten prap do ja u japim.sajmiri ska ditur me fsheh gjurmet e veta kshuqe tani qe u zbulua mos e mbro!

Rama: U zbulua? Deri tani nuk kam pare asnje zbulim, perkundrazi po shoh e degjoj gjera qe me fusin ne mendime te reja, por nuk paragjykoj asgje dhe pres te shoh ku dallon lumi i llafeve te atyre dy krimineleve me njeri-tjetrin nga dosja e paraqitur prej prokurorise! Deri tani s’e kam pare dhe s’e kam degjuar, por pres, e dua te verteten me shume se askush sot dhe e dua sa me pare, ji i bindur per kete.

Image

Replikat e plota:

 Qytetari: Tahirit tha: Nuk kerkoj te me mbroje as partia, as qeveria, as kryeministri…ata e dine vete, une kam prova per te gjithe keta

Rama:  E para kete te dyten e thua ti nuk e tha ai, e dyta shume mire e ka thene sepse as partia, as qeveria, as kryeministri, nuk jane avokatet e askujt qe duhet te provoje te verteten e tij dhe e treta, deri tani, ne kete moment, vetem syleshet dhe veshegjatet qe ngopen me kazanet e politikes e te medias, mund te mos jene dakord me mua: Muhabete pazari pa as edhe nje prove! Zero prova. Prandaj zotrote mos u ngut, bej durim, te presim PROVAT, se gazetat e portalet ka plot qe i lexojne e i besojne, po une pershembull as nuk marr mundimin t’i lexoj dhe jo me t’i marr per PROVE

 Qytetari: Provat zoter i keni pas dhe i keni mbi tavoline! 4 viktima ne mes te bulevardit, dhejtra te vrare ne gerdec, na shiti detin, rruga e kombit, 7% me ze dhe figure, ca provash duhen me shume se po luajme mendsh

Rama: Gentian! Mos luaj mendsh fare, prandaj jemi ne kete pike, sepse DUAM DREJTESI qe te mos luaj mendsh askush, po te ndeshkohet nga DREJTESIA, jo nga qeveria, as nga partia, cilido qe shkel ligjin! Ato provat qe thua ti, nuk jemi as ti as une qe i kthejme ne vendime gjyqesore po eshte GJYKATA Gentian, GJY – KA – TA! Prandaj luftuam per Reformen ne Drejtesi, prandaj luftuam per Vetingun, prandaj duhet te jemi misherimi i vullnetit per DREJTESI edhe kur behet fjale per ne vete, me cdo cmim, me cdo kusht Qytetari: Ju jeni i pari qe beni moral per reformen ne drejtesi, per dekriminalizim

Sot kuptova qe eshte shum e veshtir te behet shtet ktu, pavarsisht moralit tat qe po na duket dita dites si “qofte ke daja”

Nuk do t kisha deshir tet shifja me duke bo moral per drejtsin

Ndosht Tahiri eshte i pafajshem nk e dime ket gje, po ama sot un vertetova sa i lodhur eshte nje prokuror para juve “pushtetit”

Nga ana njerzore po me vinte keq po mu kujtua nje shprehje e nje plaku ke lagjia

“E zun haqet e fukarenjve”

E di qe ndsht do kem “privilegjin” per replike nga ana juj dhe jam i sig qe do rrecitosh nej poezi alla frenga  ???? po srz ju doli boja shpejt  ???? ????edhe t na rroj partia  ???? Rama:  Arnis, me bojen time mos u merr se jam edhe piktor e kujdesem vete ???? Qoftet ke daja shko kerkoja dajes se une nuk jam as daja as qoftexhi ????Haqet e fukarenjve jane ceshtje te Zotit, keshtu qe merru me ndonje pune tjeter se ate pune e ben i madhi lart ???? Dhe nese s’ke deshire te me degjosh mua kur flas per drejtesine e ke ne dore, shtyp butonin e telekomandes dhe shiko filma me kartona, por nje gje ka rendesi: ATE QE NUK E DIME, sic thua edhe vete, DUHET TE NA E THOTE DREJTESIA, jo ta vendosin kazanet e krimineleve, te politikes apo media! Kuptove vella se te paskam edhe nga Vlora keshtu qe mos na ver ne pozite te veshtire me fjali pa lidhje, he te keqen vellai

Qytetari: Zoti Kryeminister , jeni n pushtet. Mediat ju lepihen juve por mendoj se ne disa raste nuk mund te mbulohet Dielli me Shoshe…. Niveli profesional I prokurorise tani eshte 0 por kjo sdo te thote qe I akuzuari mund te jete fajtor ose jo fajtor.

Rama: Jam shume dakord me ty, por Dielli jane Provat, jo drita qorre e akuzave politike, mediatike apo aq me pak e zagareve te krimit qe lehin me njeri-tjetrin neper telefona e vetura! Une nuk thashe as eshte fajtor as nuk eshte fajtor, une thashe ate qe pashe dhe pame te gjithe, deri tani: MUHABET PAZARI nga corba 72 ore e kazaneve te krimit, politikes e medias…

Qytetari: Na lodhet z Kryeminister deri kur

Rama: Pse u lodhe ti Ilir apo e ke menduar te lehte ç’do te thote te besh shtet, te besh Reforme ne Drejtesi, te besh Veting, te pastrosh llumin 27 vjecar ne Pallatin e Drejtesise? Mos u lodh Ilir, s’po lodhem une imagjino ti ???? Me durim vella, drejtesia s’eshte llaf goje 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zonja prokurore Imeraj20/10/2017 21:59

Prokuroret ishin shume te afte profesionalisht por shume te paafte PSIKOLLOGJIKISHT! Sidomos ajo vajza, Imeraj me duket, ishte superfantastike nga profesionalizmi;Ai Hajdarmataj ishte i mire, i qete, i pergatitur por sic e thashe Psikologjikisht zero; nuk duhej te terhiqej kur i tha:Ti, dhe ai plehu i tha une jam Ju e sjam ti; kjo ishte teper e rende; Ai duhej ti thoshte, ti je i pandehur dhe nuk meriton JU! ... por u terhoq dhe me vrau shume ne shpirt! duhej te ishte PROKUROR dhe jo Njeri me kriminelin tahiri dhe te gjithe ajo suite qe e mbronte; Te isha PROKUROR, gje per te cilen dikur i kisha te gjitha dyert e hapura, jua them ndershmerisht qe do pranoja te sakrifikoja edhe karieren, edhe detyren, dhe ate palaco,Tahirin dhe gjithe grupin mbeshtetes do jua qisja qumeshtin e nenes!

Dapi20/10/2017 17:34

3.5 ton droge nuk jan prova...duhen me shume

Shto koment

Denonco