Edi Rama dorëzohet para Saimir Tahirit, ja kush janë dy njerëzit që po mbron ai

Edi Rama dorëzohet para Saimir Tahirit, ja kush janë dy njerëzit që po mbron ai

15:52, 20/10/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se Edi Rama ka rënë pre e presionit të Saimir Tahirit, i cili i ka deklaruar se do të bëjë publike dosjen e ‘Xibrakës’ për vëllain e tij, Olsin.

Sipas ish-kryeministrit, pas kësaj, Rama është tërhequr dhe u ka kërkuar deputetëve të tij që ta mbrojnë me çdo kush Saimir Tahirin dhe të mos votojnë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Noriega urdhëron deputetet mafiozë të tij të mbrojnë Saje qorrin dhe të hedhin poshtë me vota kërkesën e prokurorisë!

Te dashur miq, pas kërcënimeve të banditit Saje qorri ndaj Ramës, me dosjen e Xibrakës për vëlla Olsin, që e kanë dhe shërbimet partnere, dhe aferave te tjera te tij dhe kërcënimeve të Fatmir Xhafës me dosjen e Agron Xhafës, e cila nxinë kokë e këmbë Fatmirin, Noriega në panik vendosi mbrojtjen me çdo çmim të Saje qorrit, në fakt të vetes së tij dhe vëllaçko Olsit, Xhafes dhe Agronit të tij, pasi dosjet e tyre në shërbimet partnere janë shumë më të rënda se sa dosja e Saje qorrit!

Deputetet e mazhorancës së krimit janë urdhëruar të mbrojnë krimin dhe të kryejnë krimin e rëndë antikushtetues të bllokimit të drejtësisë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/10/2017 22:35

Në legjislacionin e gjithë botës nuk ka nevojë për prova për ç'ka duket ashiqare. Për Qorrin ka një mal me prova. Historia e makinës "shitur pa letra" nga një ministër rendi është një provë sa mali i Korabit. Arrestimi i Dritan Zaganit është dhjetëfish më e madhe. Ka katër vjet që mbron me shpatë zhveshur nga çdo lloj denoncimi. Bën presion publik ndaj kryeministrit dhe banditëve të tij se ka një garazh me prova kundër tyre po qe se do ja dorëzojnë drejtësisë për të bërë punën e saj. Kryeministri kryetar i mafjes zbythet nga frika sepse e njeh mafjozin që ka në shërbim. I gjithë ky skenar kërcënimesh mafjoze bëhet ashiqare, nëpër televizionet kombëtarë. Asnjë lloj mafje në asnjë lloj kohe nuk ka arritur në këto nivele. Kryemafiozi Toto Rama e quajti para tre ditësh dru të shtrembër që duhej hequr nga turra, por Qorri e kërcënoi publikisht, Atëhere ndryshoi skenari dhe tërë turra e druve u vu në shërbim të drurit të shtrembër, e gjithë turra është me drunj të shtrembër dhe Qorri ka një garazh me prova për të gjithë turrën përfshi Toto Ramën dhe Totinot e tij XhafRuç. Mos harrojmë 4 vjet presionet e organizuara me gjithë llojet dhe mjetet e tipit mafjoz kundër gjykatave dhe prokurorëve. Për një të miljontën e këtyre provave do kish përfunduar në "gijotinë" jo vetëm në Italinë e mafjes por edhe në Danimarkë e Hollandë. Përfshi këtu punën e kualifikuar të antimafjes më të kualifikuar italiane që ka sjellë një mal provash sa mali Everest. Çfarë provash kërkon ti o Fan? Mos mendon ti se kryemafjozët si Toto Riina, Toto Rama Ruçi Qorri Xhafa duhet të kapen në "flagrancë" me thes droge në krahë? Je shumë primitiv o Fansi i mafjes. Rama duke mbrojtur Qorrin vulosi veten mu në ballë, tregoi sa i dobët dhe i tmerruar është në pozicionin e tij kryetarit të rikatueshëm të mafjes e krimit. E ndjen se po mbytet dhe mundohet të tërheqë vehten jashtë kënetës me llucë ku është zhytur duke u kapur nga flokët e vet/tullë. Ky është fundi. Si gjithmonë të fundit ne shqiptarët, pas Rumanisë, si me Çausheskun ashtu edhe tani me këto onxhot e fundit.

Fanlesh20/10/2017 21:34

O Fani o be qir , cfare provash do more legen me shume se ai kamioni me thase droge qe shohim neper ekranet televizive nuk perbejne PROVE! mundet nje grup kriminal sado i sofistikuar dhe i forte te jete ta perpunoje dhe ta transportoje paRRugen e hapur nga KOKAT; kjo eshte fare e qarte per nje njeri normal; prove me konkrete nuk mund te kete!

selimi20/10/2017 16:16

ju mbrojtet ilon qe sot e kemi president edhe kta te mbrojn saje qorrin

Salvo20/10/2017 16:15

"Di me shume nga sa mund te flas", "Kam nje garazhd me informacion", jane shprehjet e vetme per artikulimin e te cilit Tahiri kerkoi te dilte tek Opinion i Fevziut. Nje strategji kjo e mirellogaritur, e pamundur te mos ishte efikase. Votimi sot do te jete pro tij.

fani20/10/2017 15:54

ca thot ky rrot k... po si mund ta arrestojn tjetrin nese skan prova. nese kan prova bindese patjeter qe ti hapet rrug.

Shto koment

Denonco