Tahiri: Këtu thuhet se 'Saimiri ka shkuar të marrë 50 thasë hashash'. Për mua flitet?!

Tahiri: Këtu thuhet se 'Saimiri ka shkuar të marrë 50 thasë hashash'. Për mua flitet?!

14:12, 20/10/2017
A+ Aa A-

Një nga pyetjet e deputetit Saimir Tahiri, drejtuar prokurorëve që kërkojnë arrestimin e tij për trafik droge, ka krijuar ilaritet në mbledhjen e Këshillit të Rregullores. Tahiri ka cituar një frazë nga përgjimet italiane, që krijoi një situatë qesharake:

Tahiri: Pyetja e fundit. Në dijeninë tuaj, a ju rezulton që unë kam kompani kamionësh?

Hajdarmataj: Është një rrethanë e re, që duhet ta shohim pas deklarimit tuaj.

Tahiri: Në dijeninë tuaj, kur sipas përgjimeve të prokurorisë italiane, thuhet: “Tani Saimiri ka ikur të marrë 50 thasë hashash dhe më tha...

Ndërhyn Alibeaj: Të lutem! Pak më parë ishte duke qarë për punën e burgut. Nëse do ta kthesh në qesharake...

Tahiri: ...Dhe me tha...

Alibeaj: Për nderin e këtij parlamenti dhe nderin tënd për pozicionin që ke, mos. Nuk qeshet me burgun. Tani nëse do të bëjë sikur, nuk është e ndershme.

Ruçi: Pse, është më e ndershme ajo që thua ti “je për burg?!”

Tahiri: Sipas përgjimeve të Prokurorisë italiane dhe është në thonjëza: “Tani Saimiri ka ikur të marrë nja 50 thasë dhe unë i thashë: Po pse, çfarë jam unë?! Unë nuk marr aq e aq për kaq dhe më tha: Ok, dakord, këto jepja Agronit!. Dhe unë i thashë: Bëj çfarë të duash, nuk merrem me këtë punë! Dhe pse e bën gjithë këtë punë? Sepse ke kamion dhe ke një linjë tënden?!" Pra, sipas jush, këtu bëhet fjalë për mua?!" ngriti pyetjen Tahiri, ish-ministri në hetim.

Pas kësaj, Ruçi u kërkoi mediave të dalin jashtë sepse emdiave do të vazhdonte me dyer të mbyllyra.

ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco