Ulsi Manja - prokurorit: Për shkak të lajmeve në gazeta duhet arrestuar Tahiri?! Ja përgjigja

Ulsi Manja - prokurorit: Për shkak të lajmeve në gazeta duhet arrestuar Tahiri?! Ja përgjigja

12:17, 20/10/2017
A+ Aa A-

Deputeti socialist Ulsi Manja i ka drejtuar disa pyetje grupit të Prokurorisë që kërkon arrestimin dhe heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Rregullores në Kuvend, së pari, si u vendos të kërkohej arrestimi i Tahirit.  Në grupin e prokurorëve ishin Besim Hajdarmataj,  Elisabeta Imeraj dhe Gent Osmanaj. 

Manja: Z. Hajdarmataj, a mendoni se lajme portalesh bëjnë bazën e mjaftueshme për të vënë prapa burgut një deputet të Shqipërisë apo cilindo qytetarë të Shqipërisë?

Zonja Imeraj,  a mendoni se një dosje e publikuar në median e shkruar dhe portale është baza e mjaftueshme të kërkoni arrestimin e një qytetari qoftë ky Saimir Tahiri apo cilido qytetar i ëktij vendi?

Hajdarmataj: Unë mendoj se këtë fazë e kaluam. Ishte një procedim tjetër që na shërbeu neve dhe aktet që na kanë ardhur në rrugë zyrtare. Për më tej, meqënëse iu drejtove edhe prokurores, sepse ne jemi grup, ia jap fjalës prokurores.

Imeraj: Pa i hyrë detajeve teknike që u prezantuan, Prokuroa ka regjistruar procedimin penal për trafik lëndësh narkotike. Dalja në media dhe bërja publike e disa fakteve dhe detajeve të tjera si dhënia e shpërblimeve si dhe duke qënë se emri i tij i tij ishte i njohur, u bë regjistrimi si person nën hetim. Prokuroria ka pasur nën hetim disa procedimeve përveç faktit të evidentuar tashmë nga autoritetet italiane për grupin kriminal të Habilajve, d?7rgesat me kanabis të kapur etj. 

a.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

R.M20/10/2017 12:56

Ohh my God..!! :( Kto plehra, nuk kane per ta lejuar prokurorine te bej punen nga qe Jane te implikuar vete, Kane frike qe Saje qorri do hap thesin" kshu paralajmroj edhe mbreme..!!" Eshte turp ku jemi katandisur si vend edhe si njerez, Kemi ne maj ca shushunja-anadollak-bandits-legena, qe na e morren frymen Po mire te na behet edhe ne shqiptareve se sikur ka thene Ai burri: cdo popull-meriton qeverine qe e le ta qeverisin...!!! Nese, ndodh perseri qe kto maskarenjte mos e lene prokurorine te bej punen edhe n.q.s shqiptaret rrine te "mallosur-spatuar" nga hashashi I ktyre legenave si hutta at here Kai eshte edhe nje prove tjeter qe shoqeria shqiptare-Ne kemi mbaruar-degraduar, se neve na Kane fut ne burg per drita-pse shesim domate ne rruge..etj etj.. Per Kete arsye do me pelqente qe edhe ju te "kazanit" te mos merreni me "muhabete kafesh" por te dilni ne krye te ne shqiptareve si ne mediat ku jeni ashtu edhe ne rruge qe ta shfarrosim kete cancer qe ka uzurpuar shqiperine-shqiptaret, per hater te femijeve tuaj-tane, se jemi katandis si mos me keq..!!!!

Katnari20/10/2017 12:50

Hajde deputet hajde. Vetem nji provincial militant mund te boj keshtu pytjesh.

Shto koment

Denonco