Heqja e imunitetit të Tahirit, Alibeaj: Seancë e hapur për publikun dhe e mbyllur kur të paraqiten sekretet

Heqja e imunitetit të Tahirit, Alibeaj: Seancë e hapur për publikun dhe e mbyllur kur të paraqiten sekretet

11:27, 20/10/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka insistuar që mbledhja e Këshillit të Rregullores së Kuvendit për heqjen  e mandatit të deputetit Saimir Tahiri të bëhet me dyer të mbyllura sepse në dosje kishte materiale që duhej të trajtoheshin si sekret hetimor. Kërkesa u paraqit nga prokurori Besim Hajdarmataj.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka propozuar që seanca të gërshetohet, sipas rastit: Të jetë e hapur, pasi qytetarët duhet të jenë të informuar për atë që po ndodh  dhe nga ana tjetër, të mbyllen dyert, kur të paraqiten materiale që përbëjnë sekret hetimor. 

"Kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e Prokurorisë, por dhe kërkesë e publikut që të jetë e hapur dhe ne duhet ta respektojmë të drejtën e publikuar për ta informuar për atë që po ndodh, por duke ruajtur edhe kërkesën tuaj. Ndaj kërkesa e Prokurorisë të ecë dhe ka të drejtë prokurori që atëherë kur ai vlerëson se argumentat faktike përbëjnë sekret hetimor, të kërkojë që seanca të jetë e mbyllur.

Pra, në mbështetje të kërkesës suaj të diskutojmë për materiale tuaja sekrete dhe ta bëjmë këtë lloj gërshetimi. Jemi në kushtet kur duhet respektuar edhe e drejta juaj, por edhe e drejta e publikut," tha Alibeaj.

ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco