PS kundër prokurorisë: Seanca e gjitha me dyer të hapura

PS kundër prokurorisë: Seanca e gjitha me dyer të hapura

11:30, 20/10/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që seanca e Komisionit të Mandateve ku do të vendoset për imunitetin e Saimir Tahirit të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kjo kërkesë nuk ka gjetur mirëkuptim nga PS.

Deputeti socialist Ulsi Manja ka kërkuar që e gjithë seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas tij ‘nuk ka asgjë për të ju fshehur publikut’.

Prokuroria kërkon që seanca të bëhet me dyer të mbyllura, pasi ‘provat janë sekrete dhe nuk duhet të bëhen publike’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco