Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Basha: Deklarata e Xhafajt për Tahirin, presion ndaj Prokurorisë! Bashkë me Ramën të japë dorëheqjen!

Basha: Deklarata e Xhafajt për Tahirin, presion ndaj Prokurorisë! Bashkë me Ramën të japë dorëheqjen!

10:59, 20/10/2017
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar rreptë ndaj qendrimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se prokuroria po përdoret politikisht në rastin e çështje Tahiri.

Ai deklaroi se Xhafaj vetë është konflikt interesi të hapur për shkak të vëllait të tij trafikant kokaine në Itali dhe se duhet të largohet nga posti bashkë me Kryeministrin Edi Rama si pjesë e kupolës mafioze të narko-shtetit.  

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

Pyetje: Z. Basha si i komentoni deklaratat e ministrit të Brendshëm z.Fatmir Xhafaj, sot??

Basha: Solidaritet i kupolës mafioze. Fatmir Xhafa është në konflikt interesi. Vepra e parë dhe e fundit që ai duhej të bënte si Ministër i Brendshëm, para se të jepte dorëheqjen, duhet të ishte arrestimi i vëllait, i cili kërkohet nga autoritetet italiane prej më shumë se një dekade si trafikant i dënuar i kokainës.

Fatmir Xhafa është në konflikt të pastër interesi, ai nuk mund të rrijë asnjë ditë më si Ministër i Brendshëm. Por, Fatmir Xhafaj është një nga levat që Edi Rama po përdor për të bërë presion ndaj Prokurorisë dhe për të zbatuar paktin e tij, paktin Rama-Tahiri, ku Tahiri t’ia hedhë me sa më pak kosto, me qëllim që të mos dekonspirojë dosjet e tmerrshme që lidhin Edi Ramës personalisht  dhe familjarisht me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, në veçanti, trafikun e kokainës.

Opozita është në kontakt të vazhdueshëm dhe ka informacione të besueshme të cilat shpresojmë dhe besojmë se do ti vihen në dispozicion publikut shumë shpejt. Por, thirrja ime ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, sot është; të japin menjëherë dorëheqjen, të largohen dhe t’i lënë vendin një qeverie anti-mafia, e cila është e vetmja garanci që lufta kundër krimit të zhvillohet në përputhje të plotë jo vetëm me ligjin por me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.

Këta janë të zhytur në krim. Këta janë të kapur nga krimi. Këta e kanë përdorur krimin dhe janë përdorur nga krimi.

Kanë marrë miliona euro, rryshfete dhe dhurata për fushata elektorale dhe i kanë venë në dispozicion krimit, portet, aeroportet, policinë, qendrën operative të radarëve dhe çdo mundësi tjetër.

Ky është një narko-shtet dhe kjo është një kupolë mafioze.

Ndaj, deklarata e sotme e Fatmir Xhafës nuk është gjë tjetër veçse solidaritet i kupolës mafioze. Asgjë nuk do të ndryshojë pa ndryshuar drejtimin e vendit, pa larguar këtë kupolë mafioze.

Ky do të jetë vazhdojë të jetë një narko-shtet që i trajton shqiptarët si skllevër për hesap të një grushti kriminelësh, një grushti politikanësh të bërë bashkë. Janë bashkë të zhytur në krim.

Ndaj thirrja ime është për largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra dhe për hapjen rrugë, të një procesi që do të vërë para drejtësisë kokat e mëdha, peshqit e mëdhenj të krimit të organizuar, të cilët sot janë në kabinet dhe në karriget qeveritare.

ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlira Gjoka20/10/2017 15:46

Nuk eshte presion mendimi i lire i nje politikani ore budalla.Po je mesuar te besh presion ti prandaj nuk e ndan dot mendimin nga presioni.

Bedri Doku20/10/2017 14:55

O Kryekriminel i peshtire qe bashke me salen keni marre shqiperine nw qafe per vite me rradhe. Ju qe vrate me dhjetra ne Gerdec Ju vrasesit e te pafashjshneve te 21 Janarit Ju trafikuesit e organeve njerezore e jo me te droges Skeni surrat te flisni po zhdukuni nga faqja e dheut.

Petrela20/10/2017 14:46

Konflikt interesi thote, konflikt interesi ishe edhe ti kur ishe ne bashki e mbane mend kujt ja jepje tenderat apo aq e ke kujtesen.

Kleo20/10/2017 14:27

Kush flet ky qe e mbajti sala te fshehur e se dorezoj kurre se dihet ku do te ishte sot do e shihte diellin me orar te percaktuar e jo kur te donte vete.

ditar shehaj20/10/2017 14:09

ca thote ky hajde e mere vesh.shyqyr qe ka mesuar vetem nje gje edhe perserit gjithmone te njejtat fjale .ik e meso ndonje gje tjeter per te thene se u bere bajat

Ymer Sako20/10/2017 14:08

Po si nuk i le njehere te gjitha keto sjellje feminore prej nje njeriu qe ka fytyre engjelli dhe zemer djalli po si nuk ndrysve nje here refren ore se nuk je kalama je nje njeri qe mire keq perfaqeson shqiptaret sillu si nje zyrtare dhe jo si te jesh ne kafenen e lagjes

Agron hasa20/10/2017 14:07

Vetem nje njeri i semur si puna jote e mendon kercenim kur prokuroria esht ne gabim procedurial dhe kur vihet re gabimi thua qe jo ka faj personi qe e thot.

laura Deliu20/10/2017 14:04

Zoti Xhafa eshte nje nga juristet me te arrire dhe ka folur me baza dhe fakte. Nuk eshte si ty qe sdi te lidhi 2 fjale

Geron Locaj20/10/2017 14:01

I harruat krimet qe bere ? Jan shume por poppulli si harron dhe shpetove. TURP kush flet. Vetem krime ka bere ne politike dhe asgje te mire per vendin

koli hoxha20/10/2017 13:59

Ti o Bashe ja ke zene vendin fiks te parit tend Saliut se budallalleqe nxirrte ai nga goja e budallalleqe po na nxjerr ti.

Serian Mataj20/10/2017 13:59

Iku koha kur ti beje presion per 21 janarin. Iu dhe koha kur rruga e kombit u vodh dhe prp ti i beje presion prokurosie

ledjona keco20/10/2017 13:57

po vetem basha i kupton gjerat qe ne ajer sepse vetem ai do qe lufta kundër krimit të zhvillohet në përputhje t me ligjin .boll fole kot se kot dhe te pakten njhere kthjellohu dhe fol tamam per ceshtje te tilla

Ardit Reka20/10/2017 13:55

Ca presioni thot ky injoranti dreqit. Sdi ca thot se vetem shpik dhe genjen te mjer ata qe e kan votuar per opozit se as at sdi ta bej

arber hoti20/10/2017 13:52

Doli dhe Lulushi qe i merret goja.

Daj Jaku20/10/2017 11:24

Lëri thirrjet për "dorëheqje" të kriminelave nga i vetmi profesion që kanë, dmth krimi. Derri do plumb, gozhda del me gozhdë. Organizohu (po qe se mundesh) të shporrësh të keqen që na ka pllakosur dhevjo deklarata boshe që më shumë e ndihmojnë kumbarin EDrama. Por termi "organizim" nuk bën pjesë në fjalorin tënd.

Fieraku i qut20/10/2017 11:22

.nuk e kupton qe sa te jesh ti Sala likja ne politike populli ska rruge tjeter por te vazhdoj me te Gjatin dmth.,.Ramen. Kanabisi kultivohet qe nga 1991 e ketej edhe duhet te arrestohen te gjithe politikanet qe nga 91 e ketej. Ti nuk ke paguar per afera shume here me te renda, bashke me Saliun e Liken. Un jam qe Tahiri te arrestohet, por tu marr me vete edhe ju. Ti pastaj je humbes zgjedhjesh prej vitesh...duhet ti kisha hap rruge reformitmit te PD-se qe shqiptaret te kishin nje alternative te re...jo te shikonin akoma surratin tend e te Saliut qe kerkojn pushtetin. Zgjedhjet jane bere vetem para disa muajsh, populli e di hallin e kanabisit edhe te perfshirjes se politikes, por ne mes dy te keqijave preferoje te votoj kunder jush si fillim. ca doreheqje kerkon? ik ti i pari bnashke me Salen, te reformohet sistemi i drejtesise, pastaj me radhe te gjithe keta deri sa te dal nje force e re politike! Kjo eshte e verteta te tjerat jane pallavra simpantizantesh partiak!

Shto koment

Denonco