Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Paralajmëron Xhafaj: Për Tahirin s'ka prova, Prokuroria po përdoret politikisht

Paralajmëron Xhafaj: Për Tahirin s'ka prova, Prokuroria po përdoret politikisht

10:10, 20/10/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është deklaruar hapur sot në mbrojtje të paraardhësit të tij socialist Saimir Tahiri, që pritet të arrestohet, se për të nuk ka prova të besueshme dhe se "segmente apo individë të prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike."

Xhafaj ka theksuar se "para se të jem ministër, jam ligjvënës, jam jurist", për të bindur mediat se ai i ka gjykuar dhe vlerësuar edhe me syrin e profesionistit të fushës, provat e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kundër Tahirit.

"Ajo çfarë është shkruar nga Prokurorët e Krimeve të Rënda - tha ministri, - nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe besueshmërinë në provë, që do të thotë se - sipas meje - se segmente apo individë të Prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike. Pra nga ato që kam parë dhe jam bërë publik. Nëse Prokuroria ka  çështja të tjera, le t’i shohë.

Por, para se të jem ministër, jam ligjvënës, jurist dhe nga ky këndëvshtrim, precedentë të tillë janë të rrezikshëm: janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe marrëdhëniet parlamentare.

Nëse Prokuroria disponon prova të tjera mbetet për t'u gjykuar. Unë druaj dhe jam i preokupuar mos të ndodhë ajo që ndodhi në Vlorë, kur prokurori para se të merrte provën, mendoi si të përdorej politikisht për një çështje. Një gjë e tillë e përsëritur dhe e dëshmshme për autoritetin e organit të akuzës."

ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

hasem skenderi20/10/2017 13:26

Prokuroria si njeh mire ligjet se tani u zgjua nga gjumi dhe po pret ta shfrytezoje kete rast,po ce do qe ska prova te mjaftueshme.

Flori 20/10/2017 13:25

O llalla o njeri i paafte qe sdi te lidhesh dy fjal. Je i kalbur ne korrupsion dhe falesh tek saliu. Shpresoj te te kap vettingu

Elton Oroshi20/10/2017 13:14

Po si mund te kerkohet te arrestohet nje njeri vetem se kane degjuar emrin e tij ....sa emra te tjere sajmir ka ne te gjithe shqiperine... me mijera.... po kta prokuroret e plepave nuk e kane idene si funksionon ligji.

Anxhela Tahiri20/10/2017 12:47

Ti je njeriu me pergjegjesine me te madhe tiko se sbere nje pune te vetme dyshoj nese di nje ligj te vetem sepse po mbaron mandati dhe se ke zbatuar nje here te vetem ate te shkret qe kur ngelet per tu zbtuar nga njerez si ti kthehemi 100 vite pas ne kohe dhe bejme shqiperin kshtu sic e bere ti tani.

Arbion Malaj20/10/2017 12:44

Po si mundesh ore zoteri te kerkosh gjetke llogari kur fajtori i vetem ke vet duke qen organ akuze dhe si gjithmon kerkon te shmangesh vet dhe te besh fajtore te tjere kjo esht nje sjelle amormale ti je ne fund te mandatit dhe sbere nje gje per te qene tani ben dhe sikur je i interesuar....ky esht turp dhe shkuar turpit

taulant maci20/10/2017 12:31

Sot u zgjua prokuroria? po ku ishte der dje apo duke bere qefet e saja.Po si skeni turp qe doni te perdorni cdo gje.Ik e flini se ishit me mire ne gjume.

Nelson nelsi20/10/2017 12:07

Po ky Lalla vetem te marri bashkishe nga 15 mij euro di se gje tjeter ska bere as sdo bej. Ka hedhur ne kosh nje mandat te tere duke bere asgje

Dorina Peto20/10/2017 11:55

Normal qe vepron politikisht kjo prokurori qe e ka nje kryeprokurot ku duhen te pergjigjen te gjithe te tjeret me poshte, se jane akoma me sistemin e vjeter te drejtesise.

Hektor Tole20/10/2017 11:43

Po vepron prokuria me indicje se nuk do prova i ka ndryshuar procedurat tiku se i duhet te beje spektakel duke ndjekur interesat e eprorit te tij direkt.

selim rroshi20/10/2017 11:21

Po mbron familjen qerrata po ne sater do vini te tere komunista te ndyre.

korabi20/10/2017 10:59

Xhafa ku e ke vllane ? E ke ne sukthe te fshehur, shko e arrestoje.Jeni juriste i enverit 10 lend keni mesuar ,marksizmin fiskultur dhe sadizem.Turp per ty

Loni20/10/2017 10:50

Ahaahahaha i paska nxjer no nje video rames sajmiri dhe e paska trembur

Keli20/10/2017 10:36

Z. XHAFA , ju jeni jurist me eksperience te madhe , e njihni ate fushe qe nga hetimibe deri ne postet me te larta te fushes se drejtesise keshtu qe per sa kohe qe ska prova ose provat nuk jane te mjaftueshme skeni pse votoni per heqen e mandatit te Deputetit .Qendrimi juaj publik duhet ti sherbeje profesoinalisht çdo deputeti ne votimin e tij.

Koci Selfo20/10/2017 10:21

Po ketu Xhafaj thote nje te vertete. Opozita te mos ulerije kot se nuk jane prova. Ato qe thote nje trafikant ne telefon nuk jane prova. Bile ai mund ti marre paret per vete dhe thote ja dhash Tahirit. Po ashtu edhe sikur te ja jete dhene fjala e tij kunder fjales se Tahirit ne gjykim nuk ka vlere. Po nxitoheni! Dhe do te jete nje bumerang per me vone. Po beni pa dashur lojen e Rames. Tahiri ben ca dite burg dhe pastaj do te lihet i lire. Eshte djegur vetem nga ana politike perkohesisht por mos u habitni se Rama e perdor perseri se "BAZOHET NE PAFAJSHMERINE E DHENE NGA GJYKATESIT " qe gjoja RAMA u kerkon VETINGUN,.

lali20/10/2017 10:06

Xhafaj mbron kriminelin Tahiri

Shto koment

Denonco