Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Rama: Ata që e përdorin fjalën 'Drejtësi', mendojnë se vendosen në anën e duhur

Rama: Ata që e përdorin fjalën 'Drejtësi', mendojnë se vendosen në anën e duhur

09:40, 20/10/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë ndonjë deklaratë paraditen e sotme lidhur me çështjen e ish-ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahiri, megjithatë ka folur për drejtësinë, me të cilën pritet të ballafaqohet bashkëpunëtori i tij.

Në fjalimin e mbajtur në konferencën kushtuar 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, Rama tha: "Drejtësia është një fjalë që përdoret vend e pa vend, por në veshët e të gjithë shqiptarëve tingëllon ende një fjalë pa kuptim, e përdorur thjesht se tingëllon bukur apo se duke e përdorur, ata që e përdorin, - vetëm duke e përdorur - mendojnë se vendosen në anën e duhur të historisë."

Rama e ka vlerësuar dhe veçuar këtë institucion, si ndër të vetmit e gjyqësorit shqiptar, ku siç u shpreh, "mund të hyhet pa të ardhur turp."

"Nisur nga fakti se në një kohë të shkurtër, - tha Rama, - Gjykata Kushtetuese ka qënë e detyruar të merrej me vendime shumë të rëndësishme, e vërteta është se ky organ është përpjekur të shprehet i paanshëm në gjykimet e veta dhe i ka siguruar imazhit të vet, një pamje të besueshme në sytë e të gjithëve... 

 ...Jemi të vetëdijshëm se në Shqipëri, drejtësia është një fjalë që përdoret vend e pa vend, por në veshët e të gjithë shqiptarëve tingëllon ende një fjalë pa kuptim, e përdorur thjesht se tingëllon bukur apo se duke e përdorur, ata që e përdorin, - vetëm duke e përdorur - mendojnë se vendosen në anën e duhur të historisë.  Sidoqoftë jam i bindur se në fund të rrugës, Shqipëria do t’ia dalë mbanë se si thoshte Platoni, "drejtësia në jetën e shtetit është e mundur sepse ajo banon në zemrat dhe shpirtrat e qytetarëve." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TIRANA20/10/2017 11:05

Bravo zoti Rama, Po vetem kini parasysh se ky Platoni eshte Grek! Dhe si i tille, imponon me teper respekt per fqinjin tone te civilizuar! Ne fakt, fqinji yne greku, qe ju jo rralle e ironizoni, ka mbi supe nje kulture aq te shquar sa te gjithe vendet oksidentale i detyrohen pa mase! Pa kurrfare egzagjerimi, eshte kultura klasike me e plote ne planetin ku ne jetojme!!

Shto koment

Denonco