A janë fotografuar Habiljat edhe me një ministër tjetër të qeverisë? Ja çfarë thotë Tahiri

A janë fotografuar Habiljat edhe me një ministër tjetër të qeverisë? Ja çfarë thotë Tahiri

22:04, 19/10/2017
A+ Aa A-

Teksa është pyetur për faktin nëse është fotografuar Habilaj me një ministër të kabinetit qeveritar Rama, Tahiri e ka mohuar. Ai tha prerazi se nuk ka dijeni për këtë.

Si i komentoni përgjimet ‘5 mln euro në javë i do Saimiri’, u pyet ish ministri në “Opinion”.

“Dy njerëz pasi kam marrë unë detyrën; që sapo kisha nisur punën merrja 5 milionë euro, kjo është jashtë logjike. Sikur gjithë Shqipërinë të mbillja me kanabis, nuk do i merrja kurrë aq”, tha Tahiri.

A ke marrë dhurata nga ata?

Tahiri - Kurrë jo.

Nuk kishte asnjë dijeni për këta personi ju si ministër i Brendshëm? Kur ai thotë se kemi blerë policinë, radarët.

Tahiri - Dy trafikantë ordinerë që thonë për ministrin e Brendshëm që unë fitoja 5 mln euro, unë mendoj se është kaq banale, idiotësi dhe nuk ka nevojë për asnjë koment më tutje. Përtej kësaj, për disa përgjime që pres të sqarohen në prokurori, ku emri im përmendet disa herë…

Më shkruan një oficer policie se Habilaj në 2012-ën ishte përfshirë në veprimtari kriminale

Tahiri - Unë kam neglizhuar të pyes, që apo ja shes njerëzve që kanë rekorde. Në dijeninë time po ia shisja ca njerëzve dhe pikë. Skam menduar gjatë se po ia shes X apo Y. Mua mu duk kënaqësi e madhe që po shisja makinën. E keni blerë 23 mijë euro dhe e keni shitur 10 milionë leke… Se kam parasysh kontratën.

Lorenc Vangjeli: nuk keni pasur sinjale nga DEA?

Tahiri - Kurrë skam pasur. Unë kam qenë i kujdesur në marrëdhënie me këdo.

A ishin habilajt militantë të PS?

Tahiri - Nuk kam dijeni

A keni shkarkuar policë me urdhër të tyre?

Tahiri - Kurrë

A janë fotografuar Habiljat edhe me një ministër tjetër të qeverisë?

Tahiri - Nuk kam dijeni. Politikanët që po shoqërohen në fushatë me precedentë penale ka plot. Politikanë që fotografohen me njerëz me precedent penal ka plot. Kjo është Shqipëria jonë.

Nuk ka qenë spot që politika shoqërohej me ta..

Tahiri - E ke gabim. I merrte në makinat e shtetit. Ka pasur edhe politikanë që kanë udhëtuar jashtë me kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco