Tahiri tregon se përgjonte deputetët e opozitës: Të paktën 30 prej tyre kanë pasur banditë në makinë

Tahiri tregon se përgjonte deputetët e opozitës: Të paktën 30 prej tyre kanë pasur banditë në makinë

21:56, 19/10/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri Saimir Tahiri ka treguar për herë të parë se ka përgjuar deputetët e opozitës gjatë 4 viteve që ishte në detyrë.

Duke folur në ‘Opinion’, duket se Tahirit i ka dalë situata nga duart, duke u shprehur se informacionet e tij janë të sakta dhe ai e di që ‘të paktën 30 deputetë të opozitës së 4 viteve të fundit kanë udhëtuar dhe kanë pasur në makinë ne tyre banditë, njerëz të dënuar më parë, por që në këto vite nuk kanë qenë në kërkim’.

Pa dashje, Saimir Tahiri tregoi se ka përgjuar dhe ka ndjekur deputetët e opozitës në kohën kur nuk lejohet një gjë e tillë.

‘Politikanë që fotografohen me njerëz me precedentë penale në fushatë elektorale ka plot. Kjo është Shqipëria jonë për fat të keq.

Nga opozita sot dhe opozita dje ka plot raste janë 30 deputetë që kanë udhëtuar në makinë personale me kriminelë. Vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme ka 30 deputetë që kanë dalë jashtë Shqipërisë me makinat e tyre që kanë pasur rekorde kriminale, jo që kanë qenë në kërkim.

Unë kam qenë Ministër i Brendshëm, di shumë më shumë nga ç’kam mundësi të flas. Po ju them se Shqipëria nuk ka histori bandash, për mua janë ca banditë rrugësh të cilët me vullnet nga policia mbi të gjitha nga prokuroria dhe nga gjykata, shkojnë në burg.

Di tu them se historia e Elbasanit nuk ka asnjë motiv për shou publik, kjo histori pavarësisht se është shqetësuese. Di të them se unë kam qenë ministër dhe të dyja bandat janë arrestuar. Këto bandat që bëjnë numra në Elbasan janë arrestuar dhe i ka liruar gjykata’, tha Tahiri në ‘Opinion’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco