Saimir Tahiri flet për herë të parë për kërkesën e arrestimit të tij: Për mua ishte ...

Saimir Tahiri flet për herë të parë për kërkesën e arrestimit të tij: Për mua ishte ...

21:20, 19/10/2017
A+ Aa A-

Saimir Tahiri ka folur për herë të parë publikisht për kërkesën e bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin e tij.

Duke folur në studion e ‘Opinion’, Tahiri është shprehur se kërkesa e prokurorisë ishte surprizuese për të.

‘Zhvillimet e ditës së sotme dhe kërkesa e prokurorisë për arrestimin tim, ishin surprizë për mua e jo vetëm, por për kryeministrin ...’, tha Tahiri.

‘Kërkesa e prokurorisë për mua ishte surprizë, për kryeministrin nuk e di. Mua më qëllon që pas 1991, jam ministri më jetëgjatë në detyrë. Për mua ishte një surprizë.

Unë nuk pres mbrojtje nga askush. As nga familja ime, as nga kolegët, e aq më pak nga kryeministri, që ka një barrë më të madhe.

E që sigurisht mund ti vijë dita që edhe ai të lërë një koleg ose njom mik. Do shqetësohesha vetëm nëse më tradhton e vërteta.

Unë këtë nuk e kam bërë’, tha ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco