Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri nesër? Ja lëvizja surprizë

Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri nesër? Ja lëvizja surprizë

19:58, 19/10/2017
A+ Aa A-

Në një kohë që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur të thërrasë nesër në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish deputetit Saimir Tahiri, ky fundit nuk do marrë pjesë në mbledhje.

Burime nga njerëz të afërt të ish ministrit Saimir Tahiri bëjnë me dije se ish ministri nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve dhe as në seancën plenare.

Kujtojmë se më herët deputeti i PD Eduard Halimi tha se shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve nuk i shërben drejtësisë dhe sipas tij kreu i Kuvendit kërkon të prishë provat për Tahirin që vonon mbledhjen. /BW.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco