FOTO/ Edi Rama tenton të ‘fshehë’ për Tahirin, provokon minoritetin në Himarë: Lironi shtëpitë për 5 ditë

FOTO/ Edi Rama tenton të ‘fshehë’ për Tahirin, provokon minoritetin në Himarë: Lironi shtëpitë për 5 ditë

20:38, 18/10/2017
A+ Aa A-

Në kulmin e krizës qeveritare që ka përfshirë mazhorancën pas skandalit të përgjimeve në të cilat përmendet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeminsitri Edi Rama ka bërë gjatë të mërkurës një lëvizje taktike për hequr vëmendjen. 

Burime për SYRI.net bëjnë me dije, se 19 familjeve të minoritetit në Himarë u është dërguar një urdhër nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ku u kërkohet që brenda 5 ditëve të lirojnë banesat e tyre. Këto banesa që ndodhen në qendër të Himarës, janë parashikuar sipas një vendimi të këshillit të ministrave që të shemben në kuadër të rikualifikimit urban të Himarës. 

Banorët e Himarës pjesë të minoritetit grek, protestuan pak ditë më parë kur atje ndodheshin për negociata ministrant Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro. Pas takimit që patën me Gjiknurin i cili është edhe deputet i zonës, ai i garantoi banorët e zonës se negociatat do të vijonin deri në arritjen e një marrëveshje të përbashkët që ka si bazë masën e dëmshpërblimit që qeveria duhet tu japë atyre në rast shembje. 

Por sot, kur banorët prisnin që negociatat me qeverinë të vazhdonin, atyre u ka mbërritur në derë njoftimi i Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit që i kërkojnë të lirojnë banesat brenda 5 ditëve, që është qartazi një provokim i hapur dhe i panevojshëm nëse nuk është i mirëmenduar. 

Ajo që e bën më të dyshimtë vendimin e IMT-së, është edhe fakti se ndryshe nga sa parashikon VKM-ja 145 e datës 22.02.2017 për shembjen në total të 21 banesave, rezulton se 2 banesa janë përjashtuar nga ky vendim. Konkretisht bëhet fjalë për banesat e famijes Goro, një të afërmi të Kryetarit të Bashkisë së Himarës Gjergji Goro, dhe banesa tjetër është e familjes Zoto e cila rezulton të jetë e motrës së Kryetarit të PS-së së Himarës. 

Kjo e shton akoma edhe më shumë dyshimin se vendimi i IMT-së është qartazi një provokim i guxuar nga zyra e propagandës së qeverisë e cila po mundohet të shmangë vëmendjen nga “Dosja e Vitit” në të cilin deputeti i tyre Saimir Tahiri ose siç e quajti Edi Rama sot “druri i shtrembërt” është i përshirë kokë e këmbë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ari19/10/2017 15:14

enveri me bar e jongj ju mbante e ju parti Enver hec na dhjer edhe nje her,kurse rama tash me lesh negjmije po ju mban e ju parti edvin o sa mir po na dhin.

Sirius19/10/2017 05:28

Te vazhdoj te kruhet me Himaren ky kokainethithes i surrelit, po do ti dale per hundesh ajo qe ka pire. Po luan me zjarrin dhe do ta kuptoj, kur ti dale kokaina..

Fredi18/10/2017 22:57

Terheqja e vemendjes eshte taktike e njohur politike nga te dy krahet e politikes. Nuk besoj se do mundet te terheqi vemendjen e ketij mega skandali me disa prishje shtepish qe nuk e di eshte e drejte apo jo. Himara nuk ka minoritet grek autokton. Nese kane ardhur le te ikin nga kane ardhur. Bollano eshte nga Progonati dhe i zbritur ne Himare cfare lesh minoritari eshte ai? Apo dhe tepelena ka minoritet?

Daj Jaku18/10/2017 22:11

Se mjaft në robëri , o e mjera....... o djem rrëmbeni armët....... o sot o kurrë.

Peka18/10/2017 21:16

banoret e himares jane pjese e minoritetit grek. O figure ne himare banojne shqiptare ka dhe miniritet grek nuk eshte vetem minoritet himara.

Shto koment

Denonco