Tryeza e opozitës së bashkuar acaron Ramën: Me apo pa maska, të gjithë janë brenda çadrës

Tryeza e opozitës së bashkuar acaron Ramën: Me apo pa maska, të gjithë janë brenda çadrës

16:03, 18/10/2017
A+ Aa A-

Kreu i PS-së dhe i qeverisë Edi Rama është mërzitur dhe acaruar nga tryeza e opozitës dhe kërkesa për largimin e tij pasi akuza është se zgjedhjet janë të blera me paratë e drogës, para që duket se kanë ardhur nga trafiqet e kanabisit për në Itali.

Këto kanë dalë nga përgjimet italiane për grupin e trafikantëve të Habilajve.

ASGJË E RE NGA FRONTI

Nga Edi Rama

Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!

Ata s’duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguara prej pushtetit të tyre të vjetër. Duan vetëm pushtet për vete, në një shtet si ai që na lanë copa e çika katër vjet më parë, me një drejtësi që komandohet prej pushtetit të tyre dhe një ekonomi që rritet vetëm në oborrin e tyre të pushtetit.

Ne jemi ndryshe dhe po luftojmë përditë që të bëjmë shtet, punë, mirëqenie për Shqipërinë që duam. Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë.

Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjësi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni.

Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion. Por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi ata që punuam dhe luftuam për Vetingun dhe reformën në drejtësi (Ju kujtohet mirë besoj që të gjithë këta të frontit i kishim kundër e na bënë qepaze në syt? e Amerikës e të Europës!). Ne sot jemi plotësisht të angazhuar që Vetingu të bëhet deri në fund dhe drejtësia e re më në fund të vendoset. Për të gjithë, pa asnjë dallim.

Ndërkohë na vjen shumë mirë që të mbledhurit në front, nuk e përmendin më kanabisin si problem aktual. Dhe ndryshe nga ata që duan të përdorin muhabetet e kriminelëve, në luftën e tyre të dëshpëruar për pushtet, ne do të vijojmë luftën e nisur tanimë kundër rrjeteve kriminale dhe aseteve të përfituara nga krimi.

Në këtë luftë jemi bashkë me shqiptarët e arsyeshëm dhe me partnerët tanë strategjikë, prandaj do ta fitojmë siç fituam luftën e gjatë, të vështirë, me plot baltë e jo pak probleme brenda vetë Policisë së Shtetit, për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë e për heqjen e kësaj njolle të vjetër turpi nga fytyra e Shqipërisë që duam.

Për aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/10/2017 20:08

O TIRANA, Cila eshte puna e Qeverise te mbjellli gjithe Shqiperine me Droge dhe te mbyse boten me te? Te rrise taksat e te vjedhe me koncesione sa te munde? Te mbeshtese kriminelet dhe te kerkoje me pas mbeshtetjen tyre? Ne se kjo eshte puna e qeverise atehere eshte qeveria qe po provokon luften civile. Dhe kjo duhet ndaluar. Sot me mire se neser mund te jete vone.

Shqiptari18/10/2017 20:01

Me duket se Kr.Ministri kur ka shkruar ka qene para pasqyres dhe ka pershkruar veten e tij. Te njejtat fjale do te thoja edhe une per te. Si nuk te vjen turp qe mbeshtete Tahirin kur thoshte qe Habilajt jane tregtare te ndershem perimesh dhe sulonte Zaganin, dhe sot ben te paditurin. Si nuk te vjen turp qe kur akuzoheshe se po transportohej droga me avione, thoshe qe ishin mushkonja e me pas kur rane avionet nuk u ndieve. Si nuk te vjen turp qe kur thoshin qe eshte mbushur Shqiperia me Droge e mohoje dhe suloje akuzuesit si armiq te Shqiperise, dhe mediat si Media Kazani, dhe kur u vertetua nga te tjeret heshte. Ka edhe shume gjera te tjera qe duhet te te vile turp Po TI ke vene masken e te pacipit dhe thua te tilla marrezira qe vetem Ti dhe ata pak sahanlepires qe te ndjekin nga mbrapa mund ti pranojne, se per ti besuar as ata nuk te besojne me. Ti e merr popullin per budalla. Populli nuk eshte budalla, eshte i varfer, dhe ti perfiton nga mjerimi i tyre per ti blere votat per nje kothere buke, me parate e krimit qe vete ti e nxite. TI je fatkeqesia e ketij vendi. TI duhet te zhdukesh nga ky vend. IKE qe te shpetoje Shqiperia prej teje dhe sejmeneve te tu KRIMINELE.

SADISTI18/10/2017 18:20

Si i pa fytyre e pa pergjegjesine e tij krijuese te droges qeveritare po na hiqet si burre i ndershem ky mafioz narkoman. Hipokrizi kulminante ,,,qe dashka e na paska luftuar mafien e drogen ky drogaxhi, Je i pa besueshem ne predikim, shiko veprimet e vepren qe ke ngritur okapo bande.

adra18/10/2017 18:08

Mire o Naltgjatesi, por tani ne çader je futur TI..!

mami me minifund18/10/2017 17:57

po mire mor ti palaco qe as piktor sje as basketbollist sje as me shkoll te larte sje qe sje asgje tjeter pervec se leva e dikujte qe te komandon, ti ishe ai qe tahirin e levdove dhe arritjet e ashashit dhe te policis per 4 vite qe komandonte tahiri djali i mamit me minifund e çove ne qiell, kur kazani dhe opozita e denoncoshin dite per dite ku do e cosh tani, po ty ste ben pershtypje se e han turpin me buk, se del pa brek ne plazh bani mutin ne mes te shpis dhe thua qe lereni se eeshte veper arti flet sikur jeton ne norvegji ose holland qe shikon mirqenje e punesim e shkollim, kur ne 2 vite iken 300 mij shqiptare jashte vendi ka ikur gjith rinia e ste ben aspak pershtypje. sdi as se me cfare te emertoj pervec se me fjalen MUT STER MUTIT

abi18/10/2017 17:25

o te q.... shtetin tend ore drogaxhiu i dreqit! Na turperove ne sy te gjithe botes! O plehre!

lokomotiva 18/10/2017 16:55

Asgje e re, hartim me temen "trakte komunistash"

TIRANA18/10/2017 16:35

Roli i opozicionit eshte te ndihmoje vendin jo ta fusi ne menderen ! Por ky opozicion i shkalur sebashku me ‘Kryevoglen’ qe deri dje ishte ne pushtet, nuk do gje tjeter veçse te vjedhi pushtetin ! Ju lutemi te mos provokoni luftera civile dhe ndihmoheni qeverine te beje punen pa e sabotuar kote, sepse shqiptari eshte lodhur nga lufterat, nga anarshija ! Mjafte me ! !

t18/10/2017 16:25

ore po qofte si eshte opozita ,por ky moster km ose eshte fare i cmendur me keto qe thote ose tere kohen eshte i droguar,por ky duhet larguar sa me pare

Shto koment

Denonco