Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryemadhi: Front opozitar, luftë kundër narkoshtetit që drejtohet nga Rama

Kryemadhi: Front opozitar, luftë kundër narkoshtetit që drejtohet nga Rama

13:05, 18/10/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka vlerësuar mjaft krijimin e Frontit të Bashkuar Opozitar kundër krimit, i cili i shpall luftë "narkoshtetit që përfaqësohet dhe drejtohet nga Kryeministri Edi Rama", siç u shpreh. 

Pas Tryezës së Opozitës, ku Kryemadhi ishte në krah të Bashës, kryetarja e LSI-së u shpreh:

"Tryeza që u krijua sot ishte një sinjal shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë se tashmë ky Front do të nisë të gjithë angazhimin e  tij për të pasur një aksion politik, që është shumë i rëndësishëm, një luftë kundër narkoshtetit, i cili përfaqësohet dhe drejtohet nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama.

Ajo që është shumë e rëndësishme dhe dua ta theksoj është se të gjitha partitë në Tryezë ishin shumë të shqetësuara nga rreziku që i kanoset Shqipërisë, demokracisë, prej inkriminimit të Policisë, të administratës, inkriminimit të besimit, ku njerëzit kërkojnë të gjejnë shpëtim tek bandat dhe jo tek shteti. Kjo është këmbanë e fortë për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Dua të theksoj se kjo ishte Tryeza e parë do të vazhdojmë me të tjera; e rëndësishme është të konvertojmë në një pikë, kapjen e shtetit nga krimi i organizuar dhe më në fund jemi bashkë në një pikë të përbashkët.

Sa për protestat, ato nuk vijnë nga partitë politike, por nga populli, vijnë nga përbrenda. Është momenti që së bashku të gjithë të veprojmë, se jemi në fund të tranzicionit poltiik. Jemi një nga vendet e fundit ish-komuniste që po kalojmë tranzicionin politik. Ka ardhur momenti të bëjmë një gjë të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët."

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

Gjëja që është më e rëndësishme është që ato parti politike që morën pjesë në tryezë u vunë përballë le të themi përballë një presioni psikologjik të qytetarëve. Ose vullnetit të qytetarëve shqiptar të cilët gjenden të kërcënuar nga krimi dhe bandat e organizuara.

Të cilat çdo ditë e më shumë po i marrin frymën Shqipërisë. Tryeza që u krijua sot ishte një sinjal shumë i mirë për të gjithë opinionin publik jo vetëm për partitë politike por për mediat për shoqërinë civile, për qytetarët. Për ata që bojkotuan zgjedhjet, për të gjithë shqiptarët që e  duan vendin e tyre sepse tani ky front do të nisi të gjithë angazhimin e tij për të pasur një aksion politik që është shumë i rëndësishëm. Një luftë kundër narko shtetit i cili përfaqësohet dhe drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë  Z. Edi Rama.

Ajo çka është shumë e rëndësishme, që dua të theksoj është që të gjitha partitë politike që morën pjesë në tryezë ishin shumë të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Rreziku që i kanoset demokracisë shqiptare e cila çdo ditë më shumë po dobësohet e po del jashtë kornizave të saj. Inkriminimi i çdo strukture shtetërorë, inkriminimi i policisë, inkriminimi i shtetit, i zyrave të shtetit.

Inkriminimi i besueshmërisë pra  njerëzit kanë filluar të mos besojnë më dhe po kërkojnë të gjejnë zgjidhjen te bandat dhe jo te policia dhe te shteti. Kjo është fatkeqësia e një vendi dhe e një shteti por mbi të gjitha është fatkeqësia e një kombi. Kjo këmbanë është shumë e madhe, shumë e fortë jo vetëm për klasën politike por për gjithë Shqipërinë.

Znj.Kryemadhi është pjesë e aksionit politik të fronit edhe nisja e protestave? Cila do të jetë mënyra dhe si do ta largoni këtë qeveri?

E para dua të theksoj, kjo ishte tryeza e parë, do të zhvillojmë dhe tryeza të tjera njëra pas tjetrës, ajo çka është e rëndësishme është që të gjithë konvergojmë në një pikë, jemi të saktë përsa i përket kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.

Ngjarjet e fundit treguan atë që kemi artikuluar prej kohësh, atë çka dhe opozita ka artikuluar prej kohësh dhe më në fund ne jemi tashmë bashkë në një pikë të fortë gjatë kësaj. Përsa i përket protestave, protestë nuk bëjnë partitë politike. Partitë politike bëjnë manifestime por protestat vijnë nga populli të cilët e ndiejnë dhe ju vijnë e përbrendshme dhe populli duhet të besojë të ata që e drejtojnë dhe unë jam e bindur që ky front i bashkuar kundër krimit do të jetë një nga inspiruesit më të mëdhenj që kanë pasur shqiptarët në 27 vitet e tranzicionit në të cilat ne kalojmë.

Është momenti që të gjithë së bashku, klasa politike dhe të gjithë shqiptarët ti japin fund tranzicionit politik që po kalon Shqipëria. Është i vetmi vend ish-komunist mbas shembjes së murit të Berlinit që vazhdon të jetë në tranzicion. Ky është një nga momentet që të gjithë së bashku ta rizgjojmë ndërgjegjen kombëtare. Të rizgjojmë aktivitetin politik te ata të rinj të cilët nuk duan të merren me politikë sepse ndihen të zhgënjyer dhe ndihen të lodhur e të huaj në vendin e tyre. Unë mendoj që ka ardhur momenti që klasa politike Shqiptare të bëjmë një gjë të mirë në gjithë këto vite për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban 18/10/2017 15:32

Znj. Monika. Korrupsionin e luftojnë njerëz me integritet dhe jo trafikantë dhe shitblerës të pushtetit siç jeni ju. As ti, as yt shoq dhe pjesa tjetër e politikës, nuk keni asnjë të drejtë morale të kërkoni ndryshimin e asaj në të cilën jeni bashkautorë.

Shto koment

Denonco