Flet ish-ministri i Brendshëm Demiraj: Ja çfarë di unë për lidhjet e klanit Habilaj me shtetin

Flet ish-ministri i Brendshëm Demiraj: Ja çfarë di unë për lidhjet e klanit Habilaj me shtetin

12:33, 18/10/2017
A+ Aa A-

Për ngjarjen e bujshme të implikimit direkt të eksponentit të lartë të Rilindjes, Saimir Tahiri, në një klan ndërkombëtar të trafikut të drogës, e cila po trondit politikën dhe opinionin publik ka reaguar, edhe  Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj. Ai e drejtoi dikasterin që u udhëhoq për gati katër vite nga Tahiri gjatë muajve  Maj-Gusht 2017, kohë e mjaftueshme për të parë në realit se çfarë kishte ndodhur me implikimin e policisë me organizatat kriminale shqiptare. Demiraj nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook ka konfirmuar për klanin e Habilajve se, “ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione”.

“Prej tre vitesh në detyra të ndryshme, edhe si Ministër i Brendshëm kam denoncuar me fakte, veprimtarinë korruptive dhe kriminale me qendrën e radarëve dhe bashkëpunimin e trafikantëve. Në shumë raste operacionet policore, nën drejtimin tim, përfundonin pa rezultat për shkak të fikjes së radarëve në QNOD. Përgjimet e klanit Habilaj njoftojnë, se ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione.

E vërteta do të dalë së shpejti në dritë të diellit dhe do të verbojë politikën e korruptuar.
Kjo histori fillon në muajin Tetor 2013, me tenderin e mirëmbajtjes së radarëve, moskryerjen e shërbimeve në to, firmosien e tenderave korruptive nga komandantët e Forcave Detare (nën drejtimin Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes), gjë që ëoi në ngritjen e autostradës së drogës në Adriatik.

Në cilësinë dhe përgjegjësinë e shtetarit, kam ndarë çdo shqetësim dhe informacion me partnerët strategjike të vendit në mënyrë që të parandalonim një ditë këtë skandal.

E vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit, atyre që drejtuan dhe mundësuan trafikun e drogës, korrupsionit dhe lidershipit të Ministrisë se Mbrojtjes do të dalë së shpejti dhe fajtorët do të përgjigjen para ligjit, shkruan dhe denoncon Demiraj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Koci Selfo18/10/2017 12:52

    Para se te shkoje tek prokurorija e super korruptuar eshte policia dhe ne krye te saj ministri i brendeshsem. Kjo tregon qe i gjithe sistemi ne Shqiperi eshte totalisht i lidhur me krimin e jo vetem me drogen por fillimin e ka me pronat qe jane grabitur nga ku pastaj pastrohen parate e droges. Edhe fushatat zgjedhore dhe blerja e votes jane shprehje te nje politike te mire detajuar ne krye te qeverise. Nuk ka asnje dyshim per kete. Faza e pare ishte dobesimi i opozites duke ju hequr mundesine qe te pasurohen me ndertimet duke bllokuar ato, ne periudhen qe Basha ishte kryetar i bashkise Tirane. Faza e dyte organizimi i trafikut te kanabis per te krijuar fonde te zeza per tu perdorur: 1- Blerje te mediave dhe derguar mesazhet e propagandes se Edi Rames direkt ne popull nen masken e filmave dhe programeve televizive terheqese. 2 - Blerja e votave ne zgjedhje. 3 - Lejimi i nje ekonomije informale te bazuar ne cultivimin e kanabis dhe jo te nje aktiviteti te mirefillte bujqesor e blektoral duke pasuruar ne nje fare menyre fshataret dhe jo vetem ata dhe rritjen e konsensusit ne popullin e varfer shqiptar. 4 - Pasurimin direkt te krereve te kesaj piramide duke pastruar parate ne ndertime dhe ne kete menyre duke rritur prodhimin e brendeshem ME ZINXHIRIN QE KRIJON NDERTIMI duke thithur perseri parate e droges dhe pastruar ato duke mbajtur keshtu ciklin e mbyllur vetem per mafien shqqiptare ne qeveri..

    Shto koment

    Denonco