Deklarata e përbashkët e Opozitës së Bashkuar: Të largohet Edi Rama, të krijohet një qeveri antimafia

Deklarata e përbashkët e Opozitës së Bashkuar: Të largohet Edi Rama, të krijohet një qeveri antimafia

12:29, 18/10/2017
A+ Aa A-

Zbardhet deklarata e përbashkët e tryezës opozitare të thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe që iu bashkua edhe LSI dhe forcat e tjera që janë në opozitë me qeverinë. 

"Kriminalizimi i zgjedhjeve u provua me fakte" thuhet në deklaratën e përbashkët të opozitës.

Deklarata e opozitës së bashkuar

Kriminalizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit, të cilat janë asgjësuese dhe pa asnjë ekuivok.

Demokracia në Shqipëri ndodhet në një moment kritik dhe në një udhëkryq tepër të rrezikshëm pasi qeveria është bërë frymëzuese dhe mbështetëse kryesore e trafiqeve dhe veprimtarisë kriminale duke tronditur nga themelet sigurinë individuale të çdo qytetari dhe të shtetit në tërësi.

Ky moment shumë i vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët shqiptarë na imponon:

Krijimin e një Fronti të Bashkuar Opozitar kundër Krimit me të gjithë partitë politike, që kanë këtë vetëdije për rrezikun madhor që po kalon vendi.

Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit e narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i narkoshtetit, interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama.

Ky Front kërkon:

Largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse, si përfaqësuesi i interesave të korrupsionit dhe oligarkisë, si ideatori dhe realizuesi i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.

Krijimin e një qeverie të antimafias dhe reformës zgjedhore me mandat të përcaktuar që të cojë vendin drejt zgjedhjeve për të rivendosur legjitimitetin.

Fronti shprehet i vendosur që së bashku me qytetarët do ta realizojë me të gjithë mjetet demokratike këtë kërkesë.

Ky Front i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat kushtetuese e ligjore, hetimin për ish-Ministrin Sajmir Tahiri dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe te tjere, të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme për të vënë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve, të zbuluar së fundmi.

Të hetojë edhe lidhjet e ministrave të tjerë të kesaj qeverie me trafiqet dhe implikimin e tyre në bashkëpunimin kriminal për blerjen e votës në 25 qershor 2017.

Ky Front i bën thirrje cdo organizimi qytetar, apo të shoqerisë civile si dhe cdo qytetari të ndershëm të bëhet pjesë e kësaj beteje historike me krimin për të mbrojtur sistemin tonë demokratik, sigurine kombetare dhe të ardhmen e fëmijve tanë.

Fronti do të mbeshtese me vendosmeri:

Zbatimin e Reformës në Drejtësi për të siguruar DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKES ndëshkimin e drejtuesve të lartë të shtetit të implikuar në afera korruptive, pasuruar në mënyrë të paligjshme, të lidhur me krimin e narkotrafiqet si dhe Realizimin e një Reforme Zgjedhore gjithpërfshirëse që garanton shpërbërjen e lidhjeve të krimit me politikën, eleminimin e përdorimit të parave të korrupsionit, krimit e narkotrafiqeve për blerjen e votës, me objektivin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp18/10/2017 18:16

Pergjimet ne Itali perfshijne pergjimet vetem ne "nje meridian"gjeografik dhe vetem ne nje periudhe te caktuar kohore dhe fokusuar vetem ne veprimtarine e nje grupi kriminal e mafioz. Nese kjo do jete kryer nga sherbimet perendimore ne krejt hapsiren gjeografike ku ka lulezuar veprimtarija mafioze, do na rezultoj qe te perfshiret ne krim e korrupsion do ti kemi ,lart, poshte, tutje e tu.Vetingu dhe ngritja e strukturave SPAK dhe BKH.Nese kryeprokurori dhe strukturat pergjegjese nuk veprojne atehere , per Z.Rama dhe politikan te tjere te larte, ngelet qe si ta "ndjejne"."Fronti Demokratik Opozitar" nuk perfaqeson as 1/3 e qytetareve shqiptar.Nese eshte aq perfaqesues sa pretendon dhe nese jane kaq qelibar(te paster) le te dalin ne shesh.Qeverija bije ose me protesta ose me hapjen e gjithe pergjimeve , per kedo te perfshire."A me pret,a me pret, o fustani flete flete".Te pastrohen partite politike(udheheqesija e tyre) me veting apo me zbardhje gjithe perfshirese te pergjimeve, kjo do varet nga partneret.Zgjedhjet e ardheshme lokale,bashke me ato te pergjitheshme, (ngaqe legjitimiteti i zgjedhjeve ka rene me keto pergjimet e fundit),zgjedhja edhe te nje presidenti nga populli njeheresh, mund te vij ose nga nje marreveshje e te gjithe faktoreve ose nga nje imponim i popullit ne protesta paqesore.Pergjimi i fundit eshte ne fakt leximi i faqes se pare te nje "libri" .Cdo patriot i ketij vendi do deshironte qe ky liber te jete sa nje novele,e jo voluminoz.

Shto koment

Denonco