Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

FOTO/ Protesta, tek kryeministria mbërrin targa 'AA 003 GB'

FOTO/ Protesta, tek kryeministria mbërrin targa 'AA 003 GB'

00:35, 18/10/2017
A+ Aa A-

Çështja më e diskutuar dy ditët e fundit është arrestimi i Moisi Habilajt, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Ky i fundit i kishte shitur makinën e tij 'Audi' pikërisht të arrestuarit për trafik të më shumë se 3.5 ton kanabis nga Shqipëria në Itali.

Arrestimi ka kthyer debatin për makinën e Tahirit me të cilën besohet se është trafikuar drogë, në kohën kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm.

Mbrëmjen e sotme ëhstë protestuar tek kryeministria ku janë shfaqur pikërisht targat e makinës së Tahirit, 'AA 003 GB', siç edhe i shikoni më poshtë. 

Ka qenë aktivisti i shoqërisë civile Zirkon Disha ai që ka protestuar në mënyrën origjinale para kryeminstrisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco