Jo vetëm para për Tahirin, Habilaj: Bleva nga një byzylyk për nusen dhe nënën e Saimirit

Jo vetëm para për Tahirin, Habilaj: Bleva nga një byzylyk për nusen dhe nënën e Saimirit

19:53, 17/10/2017
A+ Aa A-

Pasditen e së martës u bë publike dosja e plotë e përgjimit të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Janë më shumë se 400 faqe ku në qindra raste grupi hetimor pranë Gjykatës së Katanias në Itali, ka pasur nën përgjim grupin shqiptaro-italian të narkotrafikut.

Në këto përgjime në disa raste përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kështu në faqen 100 të këtyre përgjimeve, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, flasin për një Tahiri, duke thënë se, çfarë ka më shumë ai, përveç emrit dhe pozicionit.

Moisi Habilaj thotë në përgjime se Tahiri nuk ka më shumë lekë se ata. Ai përllogarit se, në një muaj Tahiri, ka bërë rreth 5 milionë euro.

Ndërsa Sabi thotë se, ato para shkojnë për fushatë elektorale për të cilën, në fakt sipas tyre, Tahirit i duhen 20 milionë euro.

Në disa përgjime të tjera, Habilaj përllogarit edhe rreth 30 mijë euro pagesë për Tahirin, ndërsa në një pasazh tjetër njëri prej të përgjuarve thotë se, 'i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij'.

'Moisi futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylukë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë'.

Moisi: Goxha

Sabi: 1000 euro?

Moisi: 2000 euro

Më pas biseda vazhdon për gjëra të tjera.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri elbasan17/10/2017 21:34

Bleji dhe 2 dildo ti perdorin te 2 bashke me nusen

Shto koment

Denonco