Paralajmërimi i Bashës: Tahiri ishte i pari, së shpejti fakte për ministrat e tjerë të Ramës

Paralajmërimi i Bashës: Tahiri ishte i pari, së shpejti fakte për ministrat e tjerë të Ramës

19:20, 17/10/2017
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar sot gjatë konferencës për mediat, se Saimir Tahiri është vetëm fillimi, pasi pritet të dalin emra të tjerë ministrash të lidhur me krimin dhe drogën.

Në një deklaratë për mediat, pas publikimit në profilin e tij në “Facebook” të dosjes së plotë të hetimit të autoriteteve italiane për bandën e Habilajve, Basha akuzon drejtpërsëdrejti Ramën.

“Provat e hetimit tregojnë se narkotrafikantët kanë kontribuar miliona euro në fushatën e Edi Ramës. 1400 herë Rama ka mbrojtur Tahirin. Rama burgosi Dritan Zaganin dhe mbrojti Tahirin. Rama e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm. Sot Edi Rama shiti Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë ndërmjetësi i Ramës me Shullazin dhe me Habilajn. Fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët në vazhdim për të tjerë ministra të Ramës. Gjithçka është bërë në dijeni të Ramës, në dosjet e Habilajt”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco