Kryemadhi: Tahiri hallkë që lidh Ramën me kriminelët, i bashkohem Bashës

Kryemadhi: Tahiri hallkë që lidh Ramën me kriminelët, i bashkohem Bashës

18:58, 17/10/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në konferencën për mediat theksoi se Saimir Tahiri është vetëm njëra hallkë që lidh Ramën me kriminelët, pasi janë dhe shumë hallka të tjera.

Ajo ju bëri thirrje qytetarëve që të rrinë të bashkuar dhe ti thonë jo krimit dhe kriminelëve të cilët tashmë janë në pushtet.

Ndërsa i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kreut të PD, Lulzim Basha, për një tryezë opozitare ku do të merren vendimet për hapat e ardhshëme që politika duhet të ndjekë në luftën kundër krimit dhe drogës në pushtet.

Ja deklarata e Kryemadhit:

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri, situata është nga më të rëndat. Çdo qytetar ndihet sot më i rrezikuar se kurrë. Shteti i kriminalizuar ka inkriminuar policinë. Para këtij momenti të vështirë, qytetarët janë të gjithë bashkë pa asnjë dallim. LSI është pjesë e frontit të qytetarëve kundër bandave dhe krimit. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Ramën me krimin, por ka ende shumë hallka të tjera që lidh Eamën me krimin e organizuar.

Janë hallkat e krimit por dhe të oligarvëve që pastrojnë paratë.

Mund të ketë pika që e ndajnë LSI-në nga PD, por çështja që na bashkon në luftën kundër bandave është më e fortë se çdo ndasi.

Bashkëpunimi politik na është ngarkuar nga qytetarët me votën e tyre. këto do ta bëjmë në emër të së ardhmes së fëmijëve. Atdheu ynë është i përbashkët dhe është shumë i rrezikuar. Duhet të mblidhemi sëbashku për ti dalë përpara kësaj të keqeje.

Mbështes ftesën e Lulzim Bashës për një tryezë politike që do ti përgjigjet me aksion politik luftës kundër krimit.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Situata është nga më të rëndat që ka përjetuar vendi. Çdo qytetar, i ri dhe e re, burrë, grua, ndihen më të rrezikuar se kurrë në vendin e tyre.

Shteti i kriminalizuar i kryeministrit ka kompromentuar shumë rëndë dhe rolin e Policisë dhe Politikës.

Përpara këtij momenti shumë të vështirë të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk ka më asnjë dallim mes tyre pasi te gjithë janë të rrezikuar.

LSI është pjesë e frontit të qytetarëve të bashkuar kundër bandave dhe krimit dhe do t’i shërbejë deri në fund vullnetit për një Shqipëri pa kriminelë në rrugë dhe në pushtet.

Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin por ka edhe shumë hallka të tjera që janë ende aty e që i drejton Edi Rama.

Janë hallkat e krimit e trafikantëve por edhe të oligarkëve që me bekimin e Edi Ramës po pastrojnë paratë e krimit të organizuar.

Mund të ketë pika që ndajnë LSI me partinë demokratike dhe partitë e tjera. Por çështja që na bashkon në një front të përbashkët kundër krimit dhe Bandave është më e fortë se çdo ndasi mes nesh.

Bashkëpunimi politik është një detyrë që na e kanë dhënë qytetarët,  është vullneti ynë dhe ne do e çojmë deri në fund dhe pa kompromis misionin tonë.

Këtë do ta bëjmë në emër të së ardhmes së fëmijëve, për të cilët vendi ynë duhet të jetë një vend i sigurt dhe i dashur.

Atdheu ynë i përbashkët është më i rrezikuar se kurrë dhe koha nuk pret. Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër kësaj të keqe shumë të madhe që ka gllabëruar Shqipërine.

Mbështes qëndrimin dhe propozimin e kryetarit të PD z. Lulzim Basha për tryezë të gjerë politike që do të përgjigjet me një aksion intensive dhe pa kompromis në luftën ndaj bandave dhe Krimit në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco