Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

PD e LSI bashkë në aksionin opozitar, Basha: Nga nesër, nisin vendimet e mëdha!

PD e LSI bashkë në aksionin opozitar, Basha: Nga nesër, nisin vendimet e mëdha!

18:44, 17/10/2017
A+ Aa A-

Pas publikimit të dosjes hetimore për përgjimin e Habilajve, kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku njoftoi një aksion të bashkuar opozitar.

Kreu i PD-së tha se ora e të vërtetës po vjen, dhe se opozita do të ndërmarrë një aksion për të luftuar krimin.

“Nesër PD do të thërrasë në një tryezë me të gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e të vërtetës,” tha Basha.

Basha tha gjithashtu se përgjimet janë fakte tronditëse për gjithë shqiptarët por në të njëjtën kohë janë edhe prova se si Edi Rama ka blerë votën.

Ai paralajmëroi se "ditët në vazhdim do të dalin fakte të tjera për ministrat e Ramës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco