Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Presidenti Meta bën homazhe në nderim të alabanologut të shquar  Robert Elsie

FOTO/ Presidenti Meta bën homazhe në nderim të alabanologut të shquar Robert Elsie

17:55, 17/10/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri ditën e sotme  homazhe në “Bibliotekën Kombëtare” në nderim dhe respekt të albanologut të shquar, përkthyesit, hulumtuesit dhe studiuesit të letërsisë e folklorit shqiptar, Robert Elsie.

Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule, bëri homazhe dhe u përul në shenjë mirënjohjeje ndaj veprës së vyer dhe kontributit shkencor e intelektual të të ndjerit Robert Elsie.

Presidenti i Republikës u shpreh para mediave të pranishme: “Do t’i jemi mirënjohës përjetë Robert Elsiet për gjithçka ka bërë me dashuri dhe pasion për promovimin e kombit tonë, të vlerave tona më të mira kulturore, historike, për zhvillimin e albanologjisë, për gjithçka.

Pa dyshim, në mënyrë të veçantë edhe për zgjedhjen e tij për t’u përjetësuar si shqiptar dhe për t’u prehur përjetësisht në Alpet e Shqipërisë, në Theth duke treguar kështu dashurinë e pafund për vendin tonë dhe duke na mësuar të gjithëve që ta duam më shumë Shqipërinë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco