Vasili: Rama nuk mund të shpëtojë duke shitur shërbëtorin e tij Saimir Tahirin, pasi çdo gjë e keqe është vepër e kryeministrit

Vasili: Rama nuk mund të shpëtojë duke shitur shërbëtorin e tij Saimir Tahirin, pasi çdo gjë e keqe është vepër e kryeministrit

16:39, 17/10/2017
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të lëvizjes socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se jo vetëm Saimir Tahiri por edhe kryeministri Edi Rama duhen arrestuar menjëherë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama nuk mund të shpëtojë veten e tij duke shitur shërbëtorin Saimir Tahiri, pasi të gjithë e dinë që zhytja e Shqipërisë në drogë dhe në krim ka vetëm një fajtor, dhe ai është kryeministri i vendit.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeministri i drogës nuk i lan dot duart si ponc pilati.

Gjithçka kriminale qe permbyti me droge dhe krim Shqiperine eshte veper e Kryeministrit.

Eshte informuar Kryeministri nga shume drejtime, qofshin vende mike dhe aleate, si edhe sherbime partnere per drogen dhe ministrin tutor te saj, me te cilat kriminalizuan ne cdo qelize sigurine kombetare dhe te cdo qytetari dhe ka bere me qellim te qarte veshin e shurdhet, sepse ishte njesh me krimin.

Nuk i lan dot duart ponc pilati kryeminister, duke shitur ish- ministrin sherbetor te droges dhe krimit.

Eshte ai, kryeministri fajtor, dhe drejtesia s'mund te vonoje më asnje sekonde pasi ajo ka nje pergjegjesi madhore perpara vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco