Kryemadhi: Rama koka e trafiqeve, në orën 18:30 fakte të jashtëzakonshme

Kryemadhi: Rama koka e trafiqeve, në orën 18:30 fakte të jashtëzakonshme

16:12, 17/10/2017
A+ Aa A-

Pas skandalit të madh të drogës, ku mediat italiane theksojnë se është i përfshirë dhe ish-Ministri i brendshëm , Saimir Tahiri ka ardhur dhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thekson, se Tahiri ëhstë vet6ëm maja e ajsbergut, pasi koka e grupit më të madh kriminal të drogës në vend është kryeministri Edi Rama.,

Ndërkohë që ju ka bërë thirrje shqiptarëve që këtë herë të gjithë të ngrenë zërin për ti thënë stop krimit dhe drogës dhe qeveritarëve të përfshirë në të.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së, pritet që në orën 18:30 të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, e cila do të mbahet menjëherë pasi asaj të kreut të opozitës Lulzim Basha.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi në Facebook:

Sot është dita e së vërtetës për të gjithë ata që dyshuan qoftë dhe njëherë të vetme tek akuzat tona për lidhjet e drejtpërdrejta të qeverisë me krimin.

Ajo që shtypi italian denoncoi sot është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama. Sepse është ai drejtuesi që mban lidhjet dhe fijet me krimin e organizuar.

Është ai përgjegjësi kryesor për inkriminimin e policisë dhe politikës.

I bëj thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për ish ministrin e brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalitetin. Dhe të mos ulet në takime spontane me të kërkuarit e drejtësisë. Sikundër kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama. Që pasi i shfrytëzoi bashkëpunëtorët e tij për lidhjen dhe shfrytëzimin e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshtarët e tij politikë, sot i flak tutje sepse nuk i duhen më.

Ndaj është momenti që ne të gjithë të reagojmë sa më fort kundër kësaj situate ku krimi ka mbërthyer fort qeverisjen.

Sot është dita që të paktën si qytetarë të ngremë zërin kundër kësaj klike kriminale që po mban peng Shqipërinë.

Ky është momenti i zërit të qytetarisë kundër krimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco