‘Pse për 30 mijë euro shitem unë?!’-Iriqi bisedon me Saimir Tahirin

‘Pse për 30 mijë euro shitem unë?!’-Iriqi bisedon me Saimir Tahirin

15:29, 17/10/2017
A+ Aa A-

Iriqi: - Në Itali u kap me drogë kushëriri yt...

Tahiri: - Iriq, sa kushërinj të tu lëvrijnë poshtë ferrave? Di ti se ç’bëjnë ata?

Iriqi: - Po kushëriri kishte thënë në cel se 30 mijë euro janë për Saimirin.

Tahiri: - Për cilin Saimir? Se mund të jetë për Saimir Pirgun, atë tenorin që na nderoi në botë. Nuk i ka hak ai 30 mijë euro? Ne i dhamë Bashkim Finos 50 mijë që flet gomarllëqe gjithë ditën e pi puro pa hesap. Jo më një artisti si Saimiri. Se këngëtarët, Iriq, janë më shumë se ambasadorë. Ata...

Iriqi: - Po ma devijon intervistën. Pse shmangesh nga përgjegjësia?

Tahiri: - Tani do të të them të vërtetën. Unë dhe Rama nuk merremi me hashashin e me kushërinj leshi. Ne kemi cocën e na del e na tepron. Kur ti thua 30 mijë euro unë fyhem. Se aq i kap me një lirim nga burgu të një vrasësi. Dhe të tillë ka plot në Shqipëri. Ndaj mos na ngatërroni me farefisin.

Iriqi: - Po makina jote...

Tahiri:- Ishte një qokë që ua bëra unë. Ata merreshin me perime, por nga trangulli e domatja nuk pasurohesh. Më vrau ndërgjegjja. Unë i pasur e ata të varfër? Ndaj u dhashë Audin për ca rrugë Greqie. U mësuan dhe më kërkuan t’ua shisja. Ok, u thashë, por jo me letra se kam një dënim nga Zeni e m’i marrin lekët nga banka. Kështu u bë. Makina u shit e ata nisën punën. Kur nuk kishin vetë mall e jepnin me qira. Se asaj veture nuk i afrohej askush. Bile një ditë në Kakavijë ranë ca pako drogë në tokë e kushëriri i bërtiti policit, eja vëlla e sistemoji pak këto pakot! Gallatë e madhe. Më erdhi një ditë një oficer e më tha që ta rrisja në gradë. Po pse, e pyeta. Se kam ngarkuar disa herë ‘Audi-n’ tënd me heroinë,më tha. Hero i vërtetë, njeri i besuar.

Iriqi: - Nuk keni frike se nga hetimet mund të të dalë emri?

Tahiri: - Hiç fare. Ka një kod mafia. Vdes e nuk tregon. Njësoj si komunistët qëmoti. Se po rrëfeu e di që qysh në Itali ia presim gurmazin.

Iriqi: - Keni thënë se do kërkoni falje publike në se kushërinjtë janë trafikantë. Do e bëni?

Tahiri: - Po. Por falje do i kërkoj vetëm Berishës. Se populli e pa që i doli fjala. Ne e tallëm dhe qeshëm, por ja që e drejta ishte nga ai. Doktor, sorry!

Iriqi: - Po Rama pse nuk po ndjehet fare?

Tahiri: - Se nuk janë kushërinjtë e tij.

Iriqi: - Do heshtë fare ai?

Tahiri: - Jo, jo. Do flasë, mbase këto ditë. S’do i mbyllet buça. Sapo t’i kapin të vëllain.

Iriqi: - E ç’do thotë atëherë?

Tahiri:- Dihet fjala e tij. Olsin nuk e kam vëlla, nëna e ka bërë me dikë, jo me babain. Hahaha, tamam përgjigja e tij. Alo,merre makinën e nisu! Jo,jo. Audin e kam prapë unë. Ç’lesh prokurorie. Ngarkoje mirë, tumbllas...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco