Reagon Edi Rama: U shokova nga biseda e dy trafikantëve. Saimirin e njoh prej vitesh

Reagon Edi Rama: U shokova nga biseda e dy trafikantëve. Saimirin e njoh prej vitesh

15:30, 17/10/2017
A+ Aa A-

Ka reaguar më në fund edhe Edi Rama në lidhje me arrestimin Moisi Habilajt dhe bërjen publike të përgjimeve të policisë italiane ku përmendet Saimiri.

Me një deklaratë në faqen e tij në Facebook Edi Rama kërkon të vërtetën.

Deklarata e Edi Ramës në Facebook:

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

MirelaKumbaro17/10/2017 23:03

Edvini i eshte bere vrima si free wi-fi zone. Shansi derri paska ky lali Eri mashtruesi. Ja u futi Sajmes, tani edhe pak edhe Edvinit Kokeboshit dhe hop KM.

abi17/10/2017 17:57

ky po qe shokohet.. ky nuk i njihte Sajmen!!!! Hahaha te vhen te pordhesh me zor nga fjalet e KM!!! aman ore po Mimin si e njeh??? Se shpejti do hapet dhe dosja e saj..

t17/10/2017 17:11

lufta kunder krimit nuk do beje asnje hap para po nuk iku nga pushteti ky supermashtrues

labi17/10/2017 16:17

Rama eshte i cmendur ...drogen e ka si ajrin qe thith

pali17/10/2017 15:51

po ty kusht te kontrollon zoteri. apo ti je i paprekshem nga ligji. me ardhjen ne pushtet te rilindjes, rilindi hashashi dhe u perhap ne cdo fshat. krimi ne rruge u shumfishua dhe frika e qytetarve u rrit, si ne rruge, shtepi, biznese etj. tani kerkon koka turku. nderkohe qe koka e krimit te organizuar ndodhet ne krye te qeverise. kryminister pilot avioni

Durim17/10/2017 15:49

Po ju nuk u shokuat kur ky ishministri priti ne zyre nje "Gango nga Fushkruja" ne vend qe te zbatonte ligjet , as kur nje punonjes qe guxoi te denonconte kete "bisnesmenin" qe kane kap ne Itali u detyrua te largohej me gjithe familje nga vendi.

Shkodran17/10/2017 15:45

E shite more mizerje,ta din dhe socialistet e tjere qe ti shet njerez,dhe ske pike burrnie. Mashkull me kurv se ti skam pare.

Shoku " Shpati "17/10/2017 15:44

Pse u shokove mo ? Per njerzillekun e Sajmos qe ishte I arsyeshem ne prerje e kostumit ???

githbo17/10/2017 15:35

fiks Enver Hoxha. ai ia futi shokeve nje e nga nje

Shto koment

Denonco