PS s'e miraton dot Kodin e Sjelljes së deputetëve, PD i vë kusht dekriminalizimin

PS s'e miraton dot Kodin e Sjelljes së deputetëve, PD i vë kusht dekriminalizimin

13:53, 17/10/2017
A+ Aa A-

Këshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin në Kuvend u mblodh sot për të diskutuar Kodin e Etikës, i cili prej tre vjetësh nuk është miratuar ende por që mesa duket nuk do të kalojë dhe aq lehtë, sepse deputetë demokratë paraqiten sot disa propozime të rëndësishme që duhet të reflektohen në të, si psh. detyrimin që deputetët që kanë lidhje farefisnore apo shoqërore apo janë financuar nga krimi, të lënë mandatin e tyre. 

Sipas Vasilika Hysit, anëtare dhe deputete e PS, e cila dha një deklaratë shtypi nga Kryesia e Kuvendit, PD-ja sot nuk ishte e gatshme ta miratonte Kodin e Etikës, pa përmenduar propozimet e lidhura me dekriminalizimin e Kuvendit, që i paraqiti demokrati Eduard Halimi pas mbledhjes.

"Sapo ka mbaruar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, - tha Hysi, - e cila kishte në rend të ditës Kodin e Sjelljes. Kodi ishte depozituar në 2014 dhe ka tre vite që nuk miratohet nga Këshilli. Ky kod është shumë i rëndësishëm se është pjesë shtesë e rregullores së Kuvendit; e kanë të gjitha parlamentet e  tjerë dhe është bazuar në modelet më të mira dhe mbi studimin e jetës parlametare në Shqipëri.

Ne sot nuk ishim të gatshëm për ta miratuar sepse deputetët e PD-së kishin disa propozime,

Kodi i sjelljes është nismë e deputetëve të mazhorancës që u është bashkuar edhe grupi i LSI-së.

PD dhe deputetë demokratë nuk i janë bashkuar nismës dhe në fund fare na thanë se na duhet një Kod sjelljeje që duhet rishikuar. Kryetari i Këshillit i ka lënë kohë opozitës dhe ka marrë tre vendime: së pari ftojmë të gjitha grupet parlamentare edhe deputetët, edhe ata që nuk janë pjesë e Këshillit për ta përmirësuar dhe brenda dy javëve të japin sugjerimet. U ngrit një grup pune për të mbledhur sugjerimet dhe paraqitur në projekt dhe së treti kjo do të diskutohet sërish.

Pse ne themi që Kodi i Sjelljes ka rëndësi të miratohet? Mos harroni se ne deputetët jemi përfaqësues të popullit, përcaktojmë politika dhe i buxhetojmë ato dhe kemi nevoje për transparencë ndaj në këtë kuadër, Kodi i rregullon marrëdhëniet sesi duhet sillen deputetët kur hartojnë ligjet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco