Saimir Tahiri nuk pritet në prokurori, lajmëron konferencë

Saimir Tahiri nuk pritet në prokurori, lajmëron konferencë

13:28, 17/10/2017
A+ Aa A-

Ndërsa pritej që të shkonte në Prokurorinë e Përgjithshme për një takim që e kishte kërkuar po vetë, duket se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk është pritur në takim nga kryeprokurori Adriatik Llalla.

Burime nga akuza thanë se Saimir Tahiri duhej të paraqitej në prokurori në orën 12:30 të mesditës, por nuk është pritur, për shkak të angazhimeve të tjera të ditës nga kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ndërkaq mesditen e sotme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lajmëruar për një konferencë në orën 16:00.

Saimir Tahiri është kushëriri i Moisi Habilajt, kreut të një organizate të trafikut të kanabisit i cili u arrestua dje në Katania, Itali. Në përgjimet e bëra publike sot nga media italiane, Habilaj përmend Saimirin si personit që do ti jepte 30 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco