PD e LSI: Të merret masë ndaj Bushatit, jemi skandalizuar nga sjellja rrugaçërore

PD e LSI: Të merret masë ndaj Bushatit, jemi skandalizuar nga sjellja rrugaçërore

12:53, 17/10/2017
A+ Aa A-

Deputetët e LSI-së në KOmisionin e Integrimit kanë ndarë të njejtin shqetësim me kolegët e tyre demokratë lidhur me paraqitjen "rrugaçërore" sipas tyre, të ministrit Ditmir Bushati, thirrur në dëgjesë.

Epiteti fyes "Salikuq" që Bushati përdori ndaj kryetarit të Komisionit, Genc Pollos, i ka bërë deputetët e LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe Viktor Tushaj të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët si më poshtë:

"Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor 2017, shprehemi si me poshte vijon:

Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës .

Ne, anëtarët e Komisioinit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit. Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë. Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

Emrat: Kejdi Mehmetaj, Viktor Tushaj,  Aldo Bumçi, Grida Duma, Vangjel Dule, Jorida Tabaku, Genc Pollo"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco