Halimi: Deputetët e financuar nga krimi duhet të lënë mandatin

Halimi: Deputetët e financuar nga krimi duhet të lënë mandatin

12:29, 17/10/2017
A+ Aa A-

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputeti demokrat Eduard Halimi ka zbardhur kërkesat e PD-së për dekriminalizimin e Kuvendit. Pasi ka cituar paragrafë nga raporti i fundit i OSBE-së për zgjedhjet, kur thuhet se ka deputetë të mbështetur a financuar nga krimi, Halimi tha për mediat:

"Folëm për gjjendjen e rëndë që është parlamenti sot; ka deputetë me rekorde kriminale; ka deputetë që kanë lidhje me krimin dhe njerëz të botës së krimit; depuettë që kanë përfituar fonde dhe poste publike për njerëzit e tyre. Folëm dhe për drejtimin arrogant të parlamentit nga Kryetari. Ndaj këto duhen përfshirë në një kuadër rregullator si Kodi i Etikës së parlamentit. Duhet ta adresojmë këtë shqetësim për hartimin e një kuadri ligjor ndaj deputetëve që kanë lidhje kriminale me krimin, lidhje shoqërore apo janë financuar dhe këta duhet të lënë mandatin. Deputetë që kanë përfituar nga fondet publike për vete a për njerëzit e vet duhen larguar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Doktori17/10/2017 13:13

E ke kollaj ti, po te tjeret i kane blere mandatet dhe duan te nxjerrin leket e investimit. Si i behet hallit te tyre???

Shto koment

Denonco