Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Bushati ikën nga Komisioni i Integrimit, nuk duron të përmenden Habilajt

Bushati ikën nga Komisioni i Integrimit, nuk duron të përmenden Habilajt

11:50, 17/10/2017
A+ Aa A-

Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali dhe lidhjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kanë tronditur sot edhe punën e Komisionit të Integrimit, ku, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i thirrur në dëgjesë, nuk e ka duruar dot të përmendej kjo temë ka ikur në mënyrë demostrative nga mbledhja.

Kryetari i Komisionit Genc Pollo, ka folur për arrestimin e Habilajt dhe çështjen  e kanabisit, ç'ka Bushati e ka refuzuar ta dëgjojë. "Pse nuk flisni një fjalë të mirë për Policinë?!" tha ministri. Por, kur Pollo i ka përmendur emrin e Habilajt si protagonist dhe ka theksuar se "fshehja e pisllëqeve nuk i shërben ndeshmërisë", ndërmjet tyre ka nisur debati për fyerje dhe mosrespektim etike.

Bushati: Komisioni drejtohej më mirë nga Majlinda Bregu! Ti nuk je simboli i ndershmërisë këtu!

Pollo: Lërini këto komente prej rrugaçi! Mbyllni gojën bashkë me mikrofonin! Mbyllni gojën bashkë me mikrofonin!

Bushati: Gishtin ule!

Pollo: Ka mundësi ta mbyllësh mikrofonin?!

Bushati: Gishtin ule! Kërko ndjesë! Kërko ndjesë të amdhe për nodtjen që prodhon këtu!

Pollo: Mbylle mikrofonin!

Bushati: Jo, nuk e mbyll mikrofonin pa kërkuar ndjesë për fjalorin prej vagabondi që përdore ndaj meje!

Pollo: Jo. Ke fyer kryetarin e Komisionit, që të ka thirru ën dëgjesë!

Bushati: Nuk kam fyer askënd në Komision! Lëre Saliun! “Saliun-kuq” nuk e bën dot me mua! Këtë po të them! Saliun-kuq nuk e bën dot me mua! Deri këtu - për t’i shërbyer popullit, deri këtu - për t’i shërbyer secilit prej jush, por fjalor rrugaç, arrogant, vagabond, që u përdor këtu për mua unë nuk e pranoj dot! Unë dua të mbroj dinjitetin e shtetit shqiptar dhe dinjitetin tim dhe nuk e duroj këtë! E refuzoj këtë çorbë! Dhe kjo i shkon vetëm Saliut. "Sali-kuq unë nuk kam njohur, po e shoh sot!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco