A i ka ndaluar policia italiane, Saimir Tahirin dhe drejtorët e policive?

A i ka ndaluar policia italiane, Saimir Tahirin dhe drejtorët e policive?

11:19, 17/10/2017
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me çështjen e arrestimit të Moisi Habilajt në Itali dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të gjerë të trafikut të drogës.

Burime nga policia shqiptare kanë bërë të ditur për SYRI.net se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe disa drejtorë policie mund të jenë ndjekur nga policia italiane.

Burimet thanë se disa prej drejtorëve kryesorë që ishin në Vlorë, Tiranë e në rrethe të tjera ku kultivohej kanabisin, kishin bërë disa udhëtime drejt Italisë bashkë me Saimir Tahirin.

Ata janë larguar nga Shqipëria me traget dhe më pas kanë udhëtuar me makinë, me të cilën edhe ishin nisur nga Tirana. Këta burime thanë se njëherë personat që udhëtonin me makinë ishin ndaluar nga policia italiane ‘për një verifikim’.

Ndalimi ishte bërë për disa minuta dhe siç duket u ka shërbyer policëve italianë për të identifikuar makinën, njerëzit që ishin brenda saj dhe për të vënë një gjurmues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco