Arrestimi Moisi Habilajt në Itali për trafik droge, reagon Saimir Tahiri, akuza për Bashën

Arrestimi Moisi Habilajt në Itali për trafik droge, reagon Saimir Tahiri, akuza për Bashën

19:55, 16/10/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar mbrëmjen e sotme për arrestimin e kushëririt të tij në Itali, për trafikimin e 3.5 tonëve të kanabis sativës dhe akuzave të bëra nga politika në vend.

Me një mesazh të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Tahiri shprehet se për këdo duhet të ketë drejtësi deri në fund dhe dënim maksimal.

Ja çfarë shkruan Saimir Tahiri në Facebook:

Lulëzim Basha e jo vetëm, paska përsëritur akuzat meje. Nuk më kanë bërë përshtypje atëherë, nuk më bëjnë as sot.

Nuk pastrohesh dot Lulëzim sado të të rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri më sot, për të shërbyer si kujtesa më e freskët e drejtësisë që nuk kemi e që nuk u bë dot kurrë.

Sa për këta që i quan kushërinjtë e mi, DREJTËSI DERI NË FUND E DËNIM MAKSIMAL.

Për këdo, pa dallim e pa përjashtim”, shkruan Saimir Tahiri në Facebook e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

isko17/10/2017 07:33

ore maskara je kapur me presh ne dore dhe na bene politik ska popull se i perzun ne azil se e di une si e doni ju .

Isuf16/10/2017 22:11

Sajmir je deri ne gryke! Do te marresh dhe Lulin me vete?Oburra te japim nje dore te marresh dhe Berishen dhe Ramen. Nuk te shpeton dot as Vjollca e TCH qe te nxjerr si karagjoz tek Portokallia. Ka shume " koincidenca" qe te implikojne dhe ato tani quhen fakte. Moisiu eshte Djali i Motres se Lizez, Mamase tende, boll genjeve. Te implikojne dhe fotot e Moisiut me Shefat e Tu te Policise. Je Ish Ministri i vetem qe ke qene kaq shume i ludhur me bandat ne histori. Shullazi, Celaj, Habilajt, Nokaj

Shto koment

Denonco