‘Habilaj i afërt me Tahirin’, Brahimllari: Prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar

‘Habilaj i afërt me Tahirin’, Brahimllari: Prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar

19:38, 16/10/2017
A+ Aa A-

Endrit Braimllari, përmes një statusi në Facebook, hedh akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për lidhje me trafikantin.

Sipas tij, kjo është një provë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.

“Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj. Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës. Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar”, thuhet në reagimin e Braimllarit të LSI.

Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, personi që sipas mediave italiane ishte kreu i një bande të trafikut të drogës, ngjalli reagim politik në vend, e të shumtë ishin ata që e lidhën emrin e tij me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco