‘Sot, universitetet hapen dyert, por me tarifa 3 herë më të larta se në 2013’

‘Sot, universitetet hapen dyert, por me tarifa 3 herë më të larta se në 2013’

18:04, 16/10/2017
A+ Aa A-

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar studentët për nisjen e vitit të ri akademik, por pa i kursyer kritikat për qeverinë dhe ministres e Arsimit Lindita Nikolla.

“Sot universitetet hapen dyert, por me tarifa 3 here me te larta se ne 2013 dhe 20 mije pranime me pak!”, shprehet ish kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook.

Më tej, ish kryeministri shkruan:

“Te dashur miq, në nisje të vitit të ri akademik i uroj të gjithë studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm!

Por pervec ketij urimi, shpreh dhe keqardhjen per te gjithe ata mijra studente, rreth 20 mije krahasuar me vitin 2013, te cileve qeveria, me ligjin e arsimit te larte, ligjin klientelist, iu mbylli dyert e fakulteteve te vendit. Sikunder denoncoj faktin e rritjes me tre here te tarifave te regjistrimit te studenteve ne universitetet krahasuar me vitin 2013!

Ligji i arsimit të lartë i Edvin Kristaq Ramës dhe ndrikullës ministre e Arsimit, Lindita Nikolla tregoi qartë se është një disastër. Ky ligj okult dhe klientelist në shpërbim të universiteteve te klienteles private, mbylli dyert e universiteteve publike per te varferit e vendit tone dhe trefishoi shpenzimet e familjeve shqiptare per studimet e femijeve te tyre ne universitete. Sot Shqiperia ka tarifat me te larta ne kontinentin europian per studentet. Sot nje familje shqiptare paguan per nje femije ne universitet, me shume se sa paguante per tre femije ne vitin 2013!

Me mijëra të rinj shqiptar që nuk ndjekin dot studimet ne vendin e tyre po braktisin Shqiperine, si vend ne te cilin vdiq endrra e tyre universitare! sb”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco