EKSKLUZIVE/ Ditëlindja e ish-kryeministrit Berisha, ja surpriza që i kishin përgatitur sot deputetët e PD

EKSKLUZIVE/ Ditëlindja e ish-kryeministrit Berisha, ja surpriza që i kishin përgatitur sot deputetët e PD

14:58, 16/10/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e tij të 73-të. Urime për të kanë ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, Kosovës, diasporës dhe botës.

Por një urim i veçantë atij i është bërë edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilën ai e udhëhoqi deri në vitin 2013.

Mesdita e sotme i ka gjetur të gjithë deputetët demokratë në mbledhjen javore të grupit parlamentar.

Ata kishin përgatitur një suprizë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe një tortë për të.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së u shpreh se gjatë gjithë jetës së tij tha: 

‘Më shumë se çdo gjë tjetër është dita e mirënjohjes së njeriut. E mirënjohjes ndaj familjes, bashkëpunëtorëve, miqve. Nëse ka pasur njeri me fat në këtë jetë, kam qenë unë.  

Kam qenë me fat që kam pas bashkëpunëtore të shkëlqyer e të ndershëm’, tha ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara grupit parlamentar të PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco