Bie miti që ‘Enver Hoxha punonte shumë’, 6 muaj pushime në vit, 4 orë punë në ditë, që në moshën 50 vjeç

Bie miti që ‘Enver Hoxha punonte shumë’, 6 muaj pushime në vit, 4 orë punë në ditë, që në moshën 50 vjeç

10:59, 16/10/2017
A+ Aa A-

Studiuesi dhe ish- drejtori i arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi. ka publikuar sot një dokument-vendim mjaft interesant të vitit 1958 të Byrosë Politike, sipas të cilit tregohet se sa shumë punonte faktikisht Enver Hoxha, edhe pse ishte në kulmin e moshës.

Sipas dokumentit që paraqet për herë të parë Dervishi, “Sekretari i Parë i Partisë” Enver Hoxha, do të kishte në dispozicion të paktën gjysmën e vitit për pushime. Gjithashtu edhe në ditët që punonte, orari zyrtar nuk shkonte më shumë se 4 orë punë në ditë.

Në vitin 1958 kur është marrë ky vendim i Byrosë Politike propozuar nga Mehmet Shehu, Enver Hoxha ishte vetëm 50 vjeç, në kulmin e moshës për punë intelektuale siç ishte ajo e “Sekretarit të Parë”. Me këtë dokument bie edhe miti aq shumë i përhapur të paktën deri përpara viteve 90-të, se “Enver Hoxha punonte shumë”.

Ja me çfarë teksti e shoqëron studiuesi Dervishi dokumentin autentik, për pushimet e Hoxhës:

Sa shumë lodhej komandanti

Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Erion Goga16/10/2017 11:31

Tall trapin gjithe diten e mbaj allatet me dore.

Shto koment

Denonco